Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:36:48

Lexoni versionin Print

INSTAT: KESH humbje rekord edhe sivjet

Humbjet në totale të KESH në rrjet janë pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me periudhën korresponduese të vitit paraardhës. Sasia e humbjeve totale për gjashtëmujorin e parë 2008 është 1,155 GWh. Ato përbëjnë 33.3 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim.

Julian Llupo
Marte, 26 Gusht 2008 11:11:00

INSTAT bën të ditur se KESH ka pësuar humbje që shkojnë në 33.3 për qind të sasisë në përdorim

Humbjet në totale të KESH në rrjet janë pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me periudhën korresponduese të vitit paraardhës. Sasia e humbjeve totale për gjashtëmujorin e parë 2008 është 1,155 GWh. Ato përbëjnë 33.3 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Raporti vjen nga Instituti i Statistikave, duke deklaruar edhe njëherë se deklaratat e bëra nga ana e drejtuesve të KESH vlejnë vetëm për demagogji.Raporti i INSTAT bën të ditur se humbjet në shpërndarje zënë 91 për qind të sasisë së energjisë të humbur në rrjet.

Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 13.3 krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2007, ndërsa sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 2,097 GWh dhe përbën 60.4 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 10.9 për qind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007. Ky sektor ka konsumuar 56.8 për qind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej.

Konsumi

Sipas raportit energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur me 16.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike është rritur me 2.6 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2007, që ishte dhe një nga vitet e krizës në vend. Sasia e importuar (përfshirë këmbimet), është 1,482 GWh dhe ajo përbën 42.7 për qind të sasisë së burimeve gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2008 nga 47.1 për qind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007. Burimet e energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 u rritën ndejshëm me 13.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2007, ndërsa prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit me 22.7 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2007. Sasia totale e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2008 është 1,990 GWh dhe zë 57.3 për qind të burimeve gjithsej të energjisë.

Krahasimi me vjet

Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2007, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka ulur vjedhjet me vetëm 1940 kilovat/orë, ndërkohë që vlera e energjisë së humbur është rritur me 13.2% si pasojë e çmimit më të lartë këtë vit. Ndërkohë, energjia e humbur nga mosarkëtimet është rritur me 78%, duke arritur në 36.3 milionë euro. Teorikisht, këto para konsiderohen si borxhe për t’u arkëtuar në bilancin e kompanisë së shpërndarjes, por praktikisht janë para të humbura. Deri në fund të vitit 2007, KESH shkroi në bilancin e tij 49.6 miliardë lekë (400 milionë euro) detyrime të pashlyera dhe të trashëguara nga vitet e kaluara. Gjatë vitit 2007 janë arkëtuar detyrime të prapambetura prej 38.5 milionë eurosh, por ndërkohë, është krijuar një borxh i ri prej 64.7 milionë eurosh. Qeveria pranoi javën e kaluar në një letër që i dërgoi FMN-së se arkëtimet e energjisë së faturuar kanë rënë në 73.7%, shifër kjo më e ulëta e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000. Vetëm 47% e energjisë së hedhur në rrjet është paguar, një rekord tjetër negativ.

 





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML