Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:50:27

Lexoni versionin Print

Shehu: 61% e aksioneve të INSIG shiten në nëntor

Deri në fund të muajit nëntor qeveria ka planifikuar që të mbyllë procesin e privatizimit të shoqërisë së sigurimeve INSIG. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, u shpreh të martën, se në 10 shtator do të hapen ofertat e kompanive që kanë shprehur interes për privatizimin e 61 % të aksioneve shtetërore të kompanisë së sigurimeve INSIG.

Merkure, 27 Gusht 2008 10:32:00

INSIG e mbylli 7-mujorin me vetëm 14.7% të tregut të sigurimit të detyrueshëm

Kompania, me një pjesë të madhe të aksioneve shtetërore, ka humbur një pjesë të madhe të tregut

Deri në fund të muajit nëntor qeveria ka planifikuar që të mbyllë procesin e privatizimit të shoqërisë së sigurimeve INSIG. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, u shpreh të martën, se në 10 shtator do të hapen ofertat e kompanive që kanë shprehur interes për privatizimin e 61 % të aksioneve shtetërore të kompanisë së sigurimeve INSIG. Kompania e sigurimeve INSIG prej vitesh është planifikuar që të privatizohet, por privatizimi ka dështuar. Gjatë këtyre viteve tregu që INSIG ka patur është ndarë midis kompanive të reja, që kanë bërë që vlera e tij të bjerë ndjeshëm.

"Parashikojmë që brenda këtij viti, në muajin nëntor, të mbyllet kontrata e shitjes", deklaroi zëvendësministri Shehu. Sipas tij, për rreth një muaj qeveria ka shpallur njoftimin e saj publik te "Financial Times" për të gjitha kompanitë që janë të interesuara të blejnë aksionet e INSIG-ut.Në fillim të këtij viti u miratua projektligji i ndryshuar "Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sh.a.".

Sipas këtij vendimi, 61 për qind e aksioneve u ofrohen për shitje investitorëve strategjikë, të cilët përzgjidhen në bazë të procedurave të përcaktuara nga Ministria e Financave me tender të hapur ndërkombëtar, brenda datës 31 dhjetor 2008. Zëvendësministri Shehu u shpreh se kompania KPMG, kompani audituese, po kryen edhe procesin e vlerësimit të aseteve të kompanisë INSIG. Shehu shtoi se pasi KPMG-ja të kryejë vlerësimin e kompanisë, do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili, në bazë të çmimit të dalë nga vlerësimi, do të përcaktojë dhe një nivel minimal dhe maksimal, që do të shërbejë si bazë për hapjen e tenderit për privatizimin e kësaj kompanie.

Aktualisht qeveria shqiptare ka rreth 61 % të aksioneve të INSIG-ut, ndërsa dy institucionet ndërkombëtare, IFCdhe BERZH, kanë përkatësishtnga 19.5 % secila. Kompania shtetërore e sigurimeve është themeluar në vitin 1991 dhe prej shumë vitesh ka qenë lider në këtë treg, ndërsa tani renditet e treta me rreth 14.7% të tregut të sigurimeve





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML