Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:43:34

Lexoni versionin Print

Prezantohet projekti, Gjika: Nuk kemi dijeni për portin

Pas prezantimit në prezencë të kryeministrit Berisha të projektit gjigant të kontejnerëve, i cili do të ndërtohet në Vlorë, me një vlerë rreth 1 miliard e 200 milion euro, përfshirë këtu edhe parkun industrial Zonë e Lirë, përfaqësues e drejtues të firmës “Zumax” kanë ardhur në Vlorë.

Anila Peçi
Shtune, 06 Shtator 2008 08:22:00

 

Berisha përjashton vlonjatët nga informacioni për portin e kontejnerëve që do ndërtohet në zonën e Triportit

Aleancistët: Vlora e drejtuar në zhvillimin e turizmit, porti duhet të ndërtohet në një zonë tjetër

Pas prezantimit në prezencë të kryeministrit Berisha të projektit gjigant të kontejnerëve, i cili do të ndërtohet në Vlorë, me një vlerë rreth 1 miliard e 200 milion euro, përfshirë këtu edhe parkun industrial Zonë e Lirë, përfaqësues e drejtues të firmës “Zumax” kanë ardhur në Vlorë. Projekti dhe detaje të tjera teknike e studime lidhur me investimin janë prezantuar përpara drejtuesve të pushtetit vendor, deputetëve dhe grupeve të tjera të interesit, prezente në këtë takim. Terminali i madh i kontejnerëve me kapacitet përpunimi për mëse 3 milionë eurosh në vit, ka qenë ai që ka orientuar prezantimin. Ai do të ndërtohet në zonën e Triportit, rreth 5 km nga qyteti i Vlorës. Sipas përfaqësuesve të firmës ai pritet të ketë impakte të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të qytetit të Vlorës, duke nisur nga punësimi, do të zhvillojë kryesisht industrinë e lehtë në këtë zonë, dhe pritet të jetë një impakt shumë i mirë për zhvillimin ekonomik të saj. Ndërsa pas përfundimit të prezantimit nuk kanë munguar pyetjet dhe reagimet, ku të parët janë shprehur Aleancistët, si dhe kryebashkiaku Gjika. “Ky projekt nuk njihet absolutisht dhe nuk dihet se çfarë të mire i sjellin Vlorës të tilla investime”, - kanë reaguar Aleancistët, ndërsa Gjika tha se nuk ka njoftim zyrtar lidhur me të. Në emër të Aleancës, kryetari i saj Sadrit Danaj tha se kërkonin më tepër informim te publiku, ndërsa duhet riparë pozicionimi , pasi Vlora po shtrihet gjithmonë e më tepër në veri të saj dhe i bie që për 10 vjet, ky port do të ndodhet brenda një zone tërësisht të banuar.

U fol për shumë impakte, tha në emër të Aleancës Besnik Lula, por nuk u fol se si do të shkojë turizmi. “Vlora ka nevojë të dijë se çfarë është ky port. Dhe a ka mënyrë tjetër që ky port të mos e dëmtojë këtë zonë por të ndërtohet diku tjetër”,- bënë të ditur përfaqësues të shoqërisë civile. Përfaqësues të Aleancës kërkuan edhe prezantim më të detajuar për publikun, duke theksuar se është i pafalshëm për Vlorën, krijimi i zonave të tilla industriale, të cilat dëmtojnë turizmin. Besnik Lulaj përfaqësues i Aleancës ka bërë me dije se sot nuk jemi më si në vitet ‘90 ku kishte nevojë parësore punësimi, dhe një nevojë e tillë do të ftonte çdo investim. Sot njerëzit duan të punësohen, por duan edhe të ruajnë zhvillimin tërësor të qytetit të tyre. Ka një Master-Plan, tha ai, i cili duhet të respektohet në tërësi. Po kështu investimet e deritanishme që pas ‘90-ës janë orientuar nga turizmi. Pas kësaj kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika përshëndeti prezantimin sipas tij dinjitoz, ndërsa theksoi se në institucionin që ai drejton, nuk ka asnjë vendim të qeverisë apo njoftim zyrtar lidhur me këtë projekt. Ai u kërkoi, me cilësinë e kryebashkiakut, përfaqësuesve të firmës një projekt të detajuar teknik për t’ia prezantuar bashkisë dhe grupit të punës në bashki. Porti gjigant i kontejnerëve, pritet të fillojë ndërtimin në Vlorë, në zonën e Triportit, ndërsa shihet me rëndësi të veçantë, sipas përfaqësuesve të firmës “Zumax”, pasi kjo do të bëjë që Vlora të jetë një nga portet më të rëndësishme.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML