Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:14:23

Lexoni versionin Print

Bursa 360 gradë

Dollari amerikan u rrit për herë të parë që nga tetori i vitit 2007, ose 12.5% më shumë sesa niveli më i ulët historik i regjistruar në korrik të këtij viti, kur monedha amerikane kushtoi 76 lekë.

Diel, 07 Shtator 2008 09:44:00

Dollari kërcen në 85.5 lekë

Dollari amerikan u rrit për herë të parë që nga tetori i vitit 2007, ose 12.5% më shumë sesa niveli më i ulët historik i regjistruar në korrik të këtij viti, kur monedha amerikane kushtoi 76 lekë. Ndryshimet në tregun shqiptar erdhën veçanërisht si pasojë e forcimit të dollarit në tregun ndërkombëtar. Kundrejt euros, dollari amerikan shënoi kuotën më të ulët në shtatë muaj kur një euro u këmbye për 1.42 dollarë. Në total, java që lamë pas qe negative për lekun. Monedha shqiptare shënoi rënie kundrejt euros dhe dollarit për javën e dytë radhazi, sidoqë ndryshimi kundrejt euros qe shumë i vogël.


----------------------------------------------

Nafta diesel bie në 980 dollarë/ton

Çmimi i naftës diesel si dhe benzinës në bursën e Londrës, e cila shërben edhe si referencë për tregun e Mesdheut, ra për herë të parë nën 1000 dollarë për ton pas shumë muajsh. Nafta e standardit gjerman u shit për 980 dollarë për ton të premten, ndërsa benzina u shit për 940-950 dollarë për tonë. Me këtë kuotë, çmimi i naftës në tregun shqiptar mund të ulet deri në 145 lekë për litër, nga 150-160 lekë që varion aktualisht. Edhe mallrat e tjera të rëndësishme, si gruri, sheqeri etj., janë në rënie në tregun ndërkombëtar, por kjo rënie nuk është pasqyruar në Shqipëri.


-------------------------------

Rusia ankoron Rublën

Banka qendrore e Rusisë u detyrua të ndërhyjë në treg për të mbrojtur rublën të enjten, në një operacion që kushtoi 21 miliardë dollarë. Analistët thonë se kjo qe pjesë e çmimit të paguar për shkak të luftës me Gjeorgjinë. Rubla vijoi të dobësohet. Gjatë kësaj jave humbi më shumë se 2%. Rusia ka vendosur të mbajë një kurs fiks të Rublës kundrejt një shporte monedhash të përbërë nga 45% Euro dhe 55% dollarë. Dhjetëra miliarda dollarë investime janë tërhequr nga Rusia gjatë javëve të kaluara. Megjithatë, Moska mbetet vendi i tretë në botë për nga monedha rezervë. Rezervat e saj ndërkombëtare arrijnë në 582 miliardë dollarë.


-----------------------------

Bien bursat britanike

Bursat e Mbretërisë së Bashkuar shënuan javën e tyre më të keqe në gjashtë vite të premten, kur të dhënat për rritjen e papunësisë në SHBA shkaktuan shitje të konsiderueshme në aksionet e kompanive të mëdha. Indeksi FTSE 100 humbi 7% të vlerës. Zyrtarët britanikë komentuan më herët gjatë javës se vendi gjendet në situatën më të vështirë ekonomike në 60 vjet. Teorikisht, me rënien e çmimit të naftës thuhet se do të rritet vlera e aksioneve të kompanive si dhe shpenzimet e konsumatorëve, por kjo gjë nuk po ndodh në praktikë. Tani investitorët besojnë se rënia e çmimeve të naftës është pasojë e dobësimit të konsumit botëror. Papunësia në SHBA shënoi nivelin më të lartë në pesë vjet. Të dhënat për gushtin nxorën në pah se 84 mijë amerikanë humbën vendin e tyre të punës.

Ekonomia Britanike po përballet me probleme komplekse. Monedha e saj paundi ka humbur 5% të vlerës vetëm në muajin e fundit, gjë që i bën mallrat e importit më të shtrenjta dhe rrit shqetësimet e bankës qendrore për inflacionin. Javën e kaluar, Banka e Anglisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në 5% dhe paralajmëroi se çmimet po vijojnë të rriten, ndërsa buxheti i qeverisë është në përkeqësim. Gjatë javës së fundit, aksionet e kompanive të naftës ranë me 7.4%, ndërsa aksionet e industrisë minerare ranë me 14%.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML