Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, më të paguarit në Ballkan
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ai i Shqipërisë Bamir Topi, janë presidentët më të paguar në Ballkanin Perëndimor, bëhet e ditur nga një analizë e Balkaninsight.
Diel, 07 Shtator 2008 09:46:00
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ai i Shqipërisë Bamir Topi, janë presidentët më të paguar në Ballkanin Perëndimor, bëhet e ditur nga një analizë e Balkaninsight. Presidenti Sejdiu ka marrë një rritje rroge në qershor të këtij viti, pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re dhe tani ka një pagë mujore prej 3400 eurosh në muaj.
Më herët paga e tij qe 2600 euro në muaj. Presidenti shqiptar mori një rritje page shumë më të ulët në korrik. Paga e tij aktuale është 250 mijë lekë (rreth 2100 euro). Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, ka një pagë prej 1900 eurosh, ndërkohë që presidentët më të keqpaguar të Ballkanit janë Branko Cervenkovski i Maqedonisë dhe Filip Vujanoviç i Malit të Zi. Ata marrin përkatësisht 1200 dhe 1300 euro në muaj.
Presidenti i Kosovës mund të mposhtë për pagë edhe presidentin e Rumanisë, vend që tashmë është anëtar i BE-së. Presidenti rumun Trajan Basescu ka një pagë mujore prej 2500 eurosh. Duke marrë parasysh madhësinë e buxhetit të shtetit apo madhësinë e ekonomive që qeverisin, presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë të ardhura nominale shumë më të larta sesa homologët e tyre të rajonit.
-
Emigranti: - 09-08-08 Perse u duket shume?
Une mendoi se kjo analize,eshte koncept i drejtimit te regjimit te kaluar.Kryetari i shtetit duhet ta kete rrogen dhe te gjitha beneficet qe ja jep kushtetuta dhe ligjet perkatese;me te medha se cdo shtetas i atij shteti.Kritikat qe po ju behen kryetarve te shteteve deri tani jane qe ata nuk duhen te jene vetem meshkuj,por BURRA SHTETI.Ata nuk duhet te kethen ne diktatore,por duhet te jene prefekte dhe prokurore dhe te diktojne zbatimin e ligjit me force.Kure del ligji dhe nuk zbatohet,ai shtet nuk ka kryetare.Kur shteti me kryetarin e tij eshte i forte ne te gjitha drejtimet,mafiozet,grupet banditiste dhe gjithe rrjeti qe i kundervihet tranzicionit do te biene.Ndonse nuk me njohin dhe nuk i njohe personalisht,kam respekt per te dy;ai shtetit te Kosoves eshte lodhur me shume,bashke dhe me kryetarin e qeverise,por kure kororizuan me faqe te bardhe,lodhja nuk ndjehet.Per kryetarin e shtetit Meme,ndonse me nje shkrim timin qe mund te jete dhe i paperfillshem,e kam kritikuar,duhet sa me shpejt ta ketheje qeverine me fytyre te paster nga populli i saje dhe ti ruaje jeten nga rreziqet qe e kanosin per dite.Pa qene diktatore,organet e sigurise(ushtri,sigurim informacioni,rend publik dhe garden),ti keni te forta, te pajisura,dhe qe te gjitha te pasterta nga brenda.Objekti ndryshon,ju po ndertoni demokracine,ndersa regjimi i kaluar,komunizmin;por organet e sigurise ti keni si ai regjim dhe hallalle u qofshin te gjitha te mirat qe u jep posti i pashperdoruar.
|