Merkure, 07 Janar 2009 23:58:02

Lexoni versionin Print

Fullani: "Po vuajmë nga deficiti i shkëmbimeve tregtare”

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë nivelet e larta të deficitit në shkëmbimet tregtare. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, vetëm për tremujorin e tretë të këtij viti,

Emirjon Senja
Enjte, 27 Nentor 2008 09:42:00

Guvernatori i Bankës raporton edhe uljen e ndjeshme të kredive konsumatore nga bankat e nivelit të dytë

TIRANË- Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë nivelet e larta të deficitit në shkëmbimet tregtare. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, vetëm për tremujorin e tretë të këtij viti, ky tregues është rritur me 1.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë këtij tremujori, ai arriti vlerën e 22.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nga 21.6 për qind që ishte vitin e kaluar.

Duke numëruar faktorët që ndikojnë në thellimin e këtij deficiti, Fullani tha se zgjerimi i deficitit tregtar i detyrohet në një masë të madhe faktorëve të përkohshëm dhe përkeqësimit të termave të tregtisë, si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të produkteve energjetike dhe të ushqimeve në tregjet botërore. “Importi i kategorisë ‘minerale, lëndë djegëse dhe energji’, ku përfshihen dhe karburantet, përfaqëson 20.6 për qind të importit të përgjithshëm.

Duke përjashtuar importet e kësaj kategorie, rritja vjetore e importit të mallrave do të ishte 13.1 për qind, ndërsa raporti i deficitit tregtar ndaj prodhimit të brendshëm bruto, do të vlerësohej në masën 18.7 për qind”, - shtoi Fullani, duke bërë të ditur hapësirën që sektori i energjisë ka në totalin e importeve shqiptare. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, guvernatori bëri të ditur edhe uljen e ritmit të kreditimit për individët nga bankat.

“Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë për individët, është reduktuar në 41.0 për qind, nga 67.7 për qind që ishte për vitin 2007, si pasojë e frenimit të ritmeve të rritjes vjetore të kredisë konsumatore”, - tha Fullani. Ulja e ritmit të kreditimit për individët, vjen edhe për pasojë të shtrëngimit të kritereve të kredidhënies për individët nga bankat e nivelit të dytë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML