Koordinatori i Projektit të Menazhimit të Integruar të bregdetit mbështet projektin
Dhëndri i Kryeministrit, Jamarbër Malltezi, merr në mbrojtje projektin e ndërtimit të parkut energjitik në Gadishullin e Karaburunit. Dhe pse marrëveshja për ndërtimin e këtij parku është nënshkruar dy ditë më parë, Malltezi ka qënë në dijeni të projektit që në janar të këtij viti.
Madje, nga një deklaratë e tij dhënë gazetës “Ekolëvizja”, dhëndri i Kryeministrit, jo vetëm që mbron këtë projekt, por flet me detaje mbi kullat apo edhe helikat që do të rrethojnë kreshtat e bregdetit të Jugut. Malltezi rreket t’u bëjë një oponencë të fortë kundërshtimeve të shoqatave ambientaliste, paçka se edhe në projektin eMenazhimit të Integrur të zonës bregdetare, ku ai është koordinator, zona ku do të ndërtohet impianti, është shpallur e mbrojtur.
Reagimi
Dhëndri i Kryeministrit është në dijeni për gjithçka që ndodh në bregdetin e Jugut, qofshin këto edhe projekte që nuk kanë të bëjnë dhe aq me menazhimin e integruar të zonës së bregdetit. Të paktën, kjo kuptohet nga deklarata e tij, dhënë në janar të 2008-s, atëherë kur, publikisht, askush nuk kishte dijeni për mullinjtë e erës në Gjirin e Vlorës. Në këtë deklaratë, Malltezi merr përsipër të bëjë avokatin e qeverisë me argumete, të cilat hedhin dritë mbi dijeninë e tij të plotë për projektin e parkut energjitik në Gadishullin e Karaburunit dhe Parkun Kombëtar të Llogorasë.
“Së pari,duhen shikuar me kujdes kufijtë e zonës së mbrojtur. Kemi pasur debate dhe pikëpyetje për këtë. Ekzistojnë të paktën 4 versione të zonës së mbrojtur dhe, në realitet, zonë të mbrojtur kemi vetëm Parkun e Llogorasë. Por, më duket se nuk ka pranuar komuniteti që të zgjerohet zona e mbrojtur për të përfshirë të gjithë Karaburunin.
Edhe nëse do të marrim të mirëqenë hartën e paraqitur të zonës së mbrojturkundërargumentet përfshijnë; Helikat do të vendosen fill pas kufirit të zonës së mbrojtur. Nuk ka kufizim për mosvendosje të pajisjeve të tilla, në një zonë me status minimal mbrojtjeje, siç është kjo pjesë”,- thotë në reagimin e tij, Jamarbër Malltezi. Më tej, dhëndri i Kryeministritsugjeron që të merret informacion nga Ministria e Mjedisitpër procedurat e ndjekura dhe për të parë nëse ka patur konsultime me publikun.
“Nuk është e vërtetë që kjo është vendimmarrje e marrë nga qeveria, pa mendimin e komunitetit. Në fakt, unë pyeta kryetarin e bashkisë së Orikumit, i cili thotë se vendimi është marrë me konsesus në Këshillin Bashkiak. Sipas asaj që thotë kryetari i bashkisë, ai nuk ka pranuar që të instalohen paisje në fushën e gjërë të Ravenës, (pllajë në mes të Karaburunit) dhe në pjesën e Parkut Kombëtar. Pajisjet do të vendosen në pjesët e tjera dhe në malin pasi kalon Parkun Kombëtar.
Plani i zhvillimit të zonës nuk përfshin Gadishullin e Karabaurunit. U mendua që kygadishull të lihet për të qenë pjesë, gjatë hartimit të planit të zhvillimit për gjirin e Vlorës. Argumenti që nuk duhen ngritur ato pajisje, pasi mund të shihen nga zona e Himarës, nuk qëndron, pasi mund të vihet si kusht kur të detajohet projekti”, - vazhdon më tej deklaratën e tij Malltezi.
Sipas tij, projekti i ndërtimit të kullave për prodhimin e energjisë nëpërmjet erës, nuk ka ndikim domethënës në mjedis, për sa i përket larmisë biologjike. “Ndikim domethënës ka mbi peizazh dhe kjo jo mbi peizazhin që duket nga brigjet e Karaburunit, por peizazhit nga bregu përballë. Dihet, ndërsa jemi në krizë energjitike, po bëhen dhjetëra plane afatgjata për të siguruar energji, përfshirë dhjetëra hidrocentrale, TEC-e me naftë, me gaz, me qymyr, Wind mills (mullinj ere), e deri tek energjia bërthamore. Të gjitha variantet kanë ndikim në mjedis, kush më shumë e kush më pak. Ndikim më të ulët ka energjia e erës”, - thuhet në reagimin e Jamarbër Malltezit, dhënë gazetës “Ekolëvizja”.
Pjesë e projektit të Menaxhimit të Integruar të zonës bregdetare, ku thuhet se zona e Llogorasë dhe Karaburunit është nën mbrotjen e shtetit.