Enjte, 08 Janar 2009 00:04:09

Lexoni versionin Print

Ambientalistët: Projekti i erës, shkel ligjet shqiptare

Prej një viti, nuk kanë lënë zyrë pa trokitur, duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të parkut energjitik në Karaburun dhe Llogora, ku do të prodhohet energji elektrike nëpërmjet erës.

Lindita Çela
Enjte, 04 Dhjetor 2008 10:56:00

Shoqatat e mjedisit reagojnë kundër projektit të parkut energjitik, në zonën e mbrojtur të Karaburunit

“Në Shqipëri nuk ka një strategji apo kuadër ligjor, ku të përcaktohen qartë normat e ndërtimit të impiantëve të prodhimit të energjisë”

Prej një viti, nuk kanë lënë zyrë pa trokitur, duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të parkut energjitik në Karaburun dhe Llogora, ku do të prodhohet energji elektrike nëpërmjet erës. Disa shoqata ekologjike në vend, janë të bindura se, proceset e miratimit të këtij projekti, jo vetëm që bien ndesh me ligjet e shtetit shqiptar, por cenojnë dhe zonat e mbrojtura, siç është Gadishulli i Karaburunit, Parku Kombëtar i Llogorasë, apo edhe bregdetit e Jugut të Shqipërisë.

Ndaj, dhe shoqata si, Grupimi Ekolëvizja, Milieukontakt, Qendra Eden, Birdëatch Albania, Earthëatch Albania dhe Mountaineering Federation of Albania, kanë protestuar në të gjitha institucionet, jo vetëm shqiptare, por edhe më tej. Nëpërmjet një peticioni, këto shoqata ambientaliste kanë shpeguar arsyet se pse projekti i firmosur dy ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha, cenon rëndë ekosistemin në bregdetin e Jugut.

Peticioni

Shqetësimi i parë që ngrenë shoqatat ekologjike mbi impiantin e prodhimit të energjisë elektrike, është kuadri ligjor. Në deklaratën e këtyre shoqatave thuhet se, “Në Shqipëri nuk ka një strategji apo kuadër ligjor, ku të përcaktohen qartë normat e ndërtimit të impianteve të prodhimit të energjisë nga era dhe ndikimeve të tyre potenciale në mjedis. Në mënyrë të veçantë, ne jemi të shqetësuar nga vendimi që lejon ndërtimin e një impianti të tillë në zonën e mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit, Vlorë”.

Sipas mendimit të ekologjistëve, vetë parku energjitik bie ndesh me projketin e menaxhimit të bregdetit të Jugut. “Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar përadministrimin e integruar dhe të pastrimit të zonës bregdetare, për të siguruar një zhvillim optimal tëbregdetit Jugor, duke njohur potencialin e tij të lartë për zhvillimin e turizmit. Banka Botërore ka dhënë mbështetjen e saj për qeverinë shqiptare në funksionimin e kësaj përpjekjeje.

Gadishulli i Karaburunit është pjesë integrale e zonës bregdetare jugore. Ne jemi të mendimit se sfida më e madhe në realizimin e objektivave të përcaktuara në këtë dokument, do të jetë zbatimi i tij konseguent në praktikat vendimmarrëse të shtetit shqiptar. Si rrjedhim, ne jemi thellësisht të shqetësuar që miratimi i këtij projekti të mullinjve me erë, ka shkelur haptazi përpjeket për të mbrojtur këtë zonë, të njohur botërisht për larmishmërinëbiologjike dhe peizazhet e virgjëra dhe mbresëlënese”,- thuhet në deklaratë.

Një tjetër shqetësim që ngrenë shoqatat ambientaliste, janë edhe procedurat e ndjekura në miratimin e parkut energjitik që, sipas tyre, jo vetëm që nuk janë transparente, por bien ndesh edhe me ligjet ekzituese të shtetit shqiptar. “Për më tepër, ne jemi të bindur se proceset që janë ndjekur në miratimin e këtij projekti, kanë qenë të gabuara dhe kanë shkelur hapur ligjet shqiptare dhe nuk kanë marrë në konsideratë informacionin e qenësishëm dhe publikisht të disponueshëm, lidhur me vlerat e statusit të zonës ku është dhënë kjo leje.

Procesi i licensimit të projektit nuk ka qenë transparent dhe ka shkelur ligjin nr. 8990. datë 23.10.2003, “Për vlerësimin e ndikimit të mjedisit” dhe Direktivën e Komunitetit Europian 85/337/EEC, duke mos përfshirë në procesin e vlerësimitkonsultimet me publikun. Gadishulli i Karaburunit gëzon, për momentin, statusin e rezervës natyrore, të menaxhuarndërkohë që është propozuar të shpallet park kombëtar nga një sërë dokumentesh strategjike dhe zyrtare të qeverisë së Shqipërisë, si projekti GEF, Plani strategjik i veprimit për biodiversitetin detar dhe bregdetar, Strategjia Kombëtarepër Mbrojtjen e Bioversitetit, etj.

Ndaj, ne si shoqata, reagojmë në lidhje me këtë projekt dhe pse njohim faktin që energjia elektrike e prodhuar nga era, është një energji e pastër, por vetëm atëherë kur prodhohet konform të gjitha planeve ekzistuese dhe ligjeve të shtetit shqiptar”,-përfundon deklarata e 6 shoqatave ekologjiste në vend.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Ministri Ruli dhe Presidenti i "Falcone" Edmondo Falcone gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML