Merkure, 07 Janar 2009 22:49:43

Lexoni versionin Print

Sahit Prizreni, sot në tapetin olimpik

Sahit Prizrenit, duke qenë se është sportisti i fundit në konkurrim për kuqezinjtë tanë, duket se i ka rënë mbi supe një përgjegjësi më e madhe nga ajo që meriton të ketë. Por meqë shpresa vdes e fundit, edhe shqiptarët janë të etur për të marrë të parën medalje në Lojërat Olimpike.

Aida TUCI
Marte, 19 Gusht 2008 09:53:00

Mundësi i stilit të lirë do të ndeshet sot më përfaqësuesin e Kazakistanit në takimin e vlefshëm për 1/8

Sahit Prizrenit, duke qenë se është sportisti i fundit në konkurrim për kuqezinjtë tanë, duket se i ka rënë mbi supe një përgjegjësi më e madhe nga ajo që meriton të ketë. Por meqë shpresa vdes e fundit, edhe shqiptarët janë të etur për të marrë të parën medalje në Lojërat Olimpike. E kësisoj i kanë varur shpresat tek sportisti më i mirë i ekipit tonë olimpik, flamurmbajtësi Sahit Prizreni, edhe pse ky i fundit vjen në sfidën më të vështirë të vitit pas një dëmtimi në gju.

Sipas informacionit që vjen nga fshati olimpik, Sahit Prizreni është rikuperuar plotësisht dhe në takimin e tij, sot, në orën 10.10 me orën e Pekinit (ora 4.10 me orën tonë) do të jetë në formën e tij më optimale. Prej disa ditësh, Prizreni ka vijuar stërvitjen sipas programit, për të qenë i gatshëm për sfidën e sotme.

Sportisti i mundjes së lirë në peshën 60 kg, Sahit Prizreni, mbetet kështu shpresa e fundit kuqezi për të hyrë në zonën e medaljeve olimpike. Sportisti që është renditur i treti në botë në Kampionatin Botëror të Mundjes, që u zhvillua vitin e kaluar në Baku të Azerbajxhanit, synon t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike, qoftë atë të bronztë. "Të gjithë kemi shpresën e madhe se Prizreni do të ketë një ditë të mirë sot dhe do të arrijë të tregojë vlerat e veta në tapetin olimpik.

Por Sahitin duhet ta ndihmojë pak edhe fati që të mund të hyjë në zonën e medaljeve. Ashtu si Elis Guri e humbi këtë shans sepse ishte i pafat, ashtu mund të humbasë edhe Prizreni,"shprehet shefi i misionit, Fidel Ylli. Delegacioni shqiptar e ka vënë shpresën e fundit në flamurtarin e delegacionit olimpik, Sahit Prizreni. Për rikuperimin e dëmtimit dy javë më parë, delegacioni shqiptar ftoi posaçërisht një mjek nga Kanadaja, duke përdorur mjekësinë kineze.

Në takimin e parë eliminator, shorti i kanë vënë përballë një rival të barabartë, për sa u përket rezultateve të dy viteve të fundit. Në fakt, rivali i tij i parë, përfaqësuesi i Taxhikistanit, Bazar Bazargurujev, është shpallur ashtu si dhe Sahit Prizreni fituesi i medaljes së dytë të bronztë, që jepet në sportin e mundjes në peshën 60 kg pikërisht në kampionatin botëror që u zhvillua vitin e kaluar në Baku të Azerbajxhanit.

Ai mban gjithashtu edhe titullin kampion i kësaj peshe për Azinë. Vetë sportisti shqiptar nuk është përballur asnjëherë me Bazargurujevin në asnjë përfaqësim ndërkombëtar dhe ky i sotmi është përballja e tyre e parë. Në kampionatin botëror shorti nuk i përballi mes tyre, por i ngjiti në të njëjtin pod, atë të fituesit të medaljes së bronztë. Por duke parashikuar të gjitha mundësitë që ka Sahit Prizreni, nëse sportisti kuqezi arrin të fitojë ndeshjen e parë me Bazargurujevin, ai është ndër pretendentët kryesorë për të hyrë në zonën e medaljeve.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML