Shtune, 04 Korrik 2009 23:11:07

Lexoni versionin Print

Gjergji Muzaka mbetet futbollist i Partizanit, Beqiri në pritje

Gjergji Muzaka do të vazhdojë të jetë futbollist i Partizanit. Pas mospranimit të kërkesës për zgjidhje të kontratës me klubin e kuq nga ana e komisionit të disiplinës, në mbledhjen e zhvilluar më 15 gusht, këtë herë Muzaka ka humbur edhe në "raundin" e dytë.

Jorgis MEMO
Merkure, 27 Gusht 2008 09:19:00

Komisioni i apelit ka lënë dje fuqi vendimin e marrë nga disiplina më 15 gusht për kërkesën e futbollistit

Gjergji Muzaka do të vazhdojë të jetë futbollist i Partizanit. Pas mospranimit të kërkesës për zgjidhje të kontratës me klubin e kuq nga ana e komisionit të disiplinës, në mbledhjen e zhvilluar më 15 gusht, këtë herë Muzaka ka humbur edhe në "raundin" e dytë. Dje, komisioni i apelit, pasi rishqyrtoi çështjen, vendosi të lërë në fuqi vendimin e disiplinës. Kërkesa e Muzakës rezultoi e pabazuar në rregullore. Nisur edhe nga faktet e parashtruara të futbollistit, bëhet e ditur se klubi "Partizani" i ka shlyer detyrimet ndaj tij.

Madje edhe për pagën e muajit korrik, rezulton se Gjergji Muzaka nuk është paraqitur në klub për të tërhequr shumën që i takon. Mësohet se mesfushori i djathtë ka edhe dy vite kontratë me Partizanin. Ndërkohë, pak momente pas vendimit të apelit, në ambientet e FSHF-së ishte i pranishëm edhe presidenti i Partizanit, Albert Xhani. Ky i fundit dukej mjaft i kënaqur, madje menjëherë pas sinjalit, nuk ngurroi t'i thoshte sekretarit të tij, Aleksandër Xhani: "Shyqyr më në fund vendimi i mor!"

Më parë, kreu i të kuqve ka humbur në komisionet juridike të FSHF-së për çështjen e futbollistit Bledi Shkëmbi. Edhe pse disiplina i dha të drejtë Xhanit, apeli vendosi që ai t'i paguajë Shkëmbit nga 436.000 lekë të rinj për tre muaj që i detyrohet. Jo vetëm kaq, por edhe nga 478.000 lekë të rinj në muaj për pagesën e vitit të dytë dhe të tretë të kontratës, që Shkëmbi ka firmosur sezonin e kaluar me klubin "Partizani". Sidoqoftë, tani pas fitimit të "gjyqit" me Muzakën, presidentit Albert Xhani i duhet të mbyllë llogaritë edhe me futbollistin tjetër, Ardit Beqiri. Ish-kapiteni i "demave" ka depozituar një ankesë në komisionin e disiplinës, teksa kërkon katër rroga të pashlyera. Kjo çështje pritet të zgjidhet nesër, kur dhe është mbledhja e radhës e disiplinës.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML