Shtune, 04 Korrik 2009 23:23:15

Lexoni versionin Print

Skela, rivalitet me një serb te Kotbusi

Dushan Vasiljeviç është futbollisti 26-vjeçar serb, i cili kërkon të zërë vendin e fantazistit shqiptar Ervin Skela tek Energia Kotbus. Skela ishte në stol në ndeshjen e javës së dytë përballë Hanoverit të Altin Lalës, ndërkohë që në vend të tij luajti Vasiljeviç, i cili shkëlqeu.

J.M.
Merkure, 27 Gusht 2008 09:21:00

Dushan Vasiljeviç është futbollisti 26-vjeçar serb, i cili kërkon të zërë vendin e fantazistit shqiptar Ervin Skela tek Energia Kotbus. Skela ishte në stol në ndeshjen e javës së dytë përballë Hanoverit të Altin Lalës, ndërkohë që në vend të tij luajti Vasiljeviç, i cili shkëlqeu. Dje, në mediat gjermane shkruhej se ky eksperiment ishte mjat interesant.

Madje serbi kërkon që të luajë gjithnjë në këtë pozicion, por me Skelën në formë gjërat duken të vështira. Vlonjati ishte heroi i Kotbusit sezonin e kaluar, teksa me tetë gola të shënuar bëri të mundur qëndrimin e ekipit në Bundesligë. Këtë fakt nuk e harron trajneri Bojan Prasnikar, i cili flet për vlerat e dy futbollistëve të tij, që kanë të njëjtin rol. "Vasiljeviç është mjaft luftarak, por virtuoziteti i Skelës është i mahnitshëm,"- thotë trajneri slloven i Kotbusit për mediat gjermane.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML