Premte, 19 Mars 2010 11:30:19

Lexoni versionin Print

Galiani: Ançeloti duhettë fitojë titullin!

Adriano Galiani dukej tepër optimist për sezonin e ri që e pret Milanin, teksa ishte duke hyrë në mbledhjen e asamblesë së "Lega Calcio"-s për të drejtat televizive. "Besoj se Karlo Ançeloti duhet të jetë tepër i kënaqur për merkaton që zhvilluam, dhe tani e ka fjalën ai, sepse duhet të fitojë kampionatin."

Merkure, 27 Gusht 2008 09:27:00

Pas merkatos së shkëlqyer, zv/presidenti kuqezi i cakton tarjenrit objektivin

Adriano Galiani dukej tepër optimist për sezonin e ri që e pret Milanin, teksa ishte duke hyrë në mbledhjen e asamblesë së "Lega Calcio"-s për të drejtat televizive. "Besoj se Karlo Ançeloti duhet të jetë tepër i kënaqur për merkaton që zhvilluam, dhe tani e ka fjalën ai, sepse duhet të fitojë kampionatin."

NUK KA ALTERNATIVA Pasi u mbyll fushata e blerjeve me ardhjen e Filip Senderosit, administratori i deleguar kuqezi nuk la dyshime për atë që do të jetë detyra e trajnerit të Milanit. "Skuadra është ndërtuar për të fituar titullin dhe trajneri ynë e di. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund edhe ta humbasim, por sigurisht që duhet të luftojmë deri në javën e fundit." Galiani më pas saktësoi se: "...në çështjen Shevçenko nuk është folur asnjëherë për Kakànë, ndaj tifozët duhet të rrinë të qetë, kemi dy vite që e përsërisim.

Për sa i takon transferimeve në frontin e largimeve, i vetmi që mund të lëvizë është Paloski." Por sakaq, edhe e ardhmja e Masimo Odos, për të cilin ka paraqitur një ofertë Lioni, duket e paqartë. "Francezët na kanë bërë një ofertë,pohoi Galiani,por as ai dhe as klubi nuk kanë marrë ende asnjë vendim", - përfundoi administratori i deleguar i Milanit. Ndërkohë, Senderosi nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit "sepse ai ka një problem të vogël në shpinë dhe do të jetë i gatshëm vetëm pas rreth dhjetë ditësh."

ASNJË POLEMIKË ME MOURINJON Galiani e mbylli duke i'u përgjigjur Mourinjos, i cili i kishte uruar Shevçenkos të fitonte renditjen e golashënuesve të Kupës UEFA. "I përgjigjem duke i thënë se për ne do të ishte mirë. Është një veprimtari të cilën nuk e njohim mirë, sepse kemi marrë pjesë gjithnjë në Ligën e Kampioneve, ndaj duam ta fitojmë."


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML