Marte, 09 Mars 2010 20:19:04

Lexoni versionin Print

Mourinjo për italianët, antipatik dhe gjeni

Për Hoze Mourinjon mund të thuhet gjithçka, me përjashtim të faktit se nuk është një personazh i veçantë. Kanë kaluar tre muaj që prej 3 qershorit, kur "Speciali" i'u prezantua publikut italian në Pinetinë, duke folur një italishte mjaft të qartë.

Merkure, 27 Gusht 2008 09:28:00

Sondazhi

Për Hoze Mourinjon mund të thuhet gjithçka, me përjashtim të faktit se nuk është një personazh i veçantë. Kanë kaluar tre muaj që prej 3 qershorit, kur "Speciali" i'u prezantua publikut italian në Pinetinë, duke folur një italishte mjaft të qartë. Që nga ajo ditë, ai i ka dhënë një fizionomi të dukshme Interit, ka ngacmuar "kushërinjtë" e rivalët, dhe ka tërhequr rreth vetes zilitë, me të cilat një njeri i sukseshëm duhet të bashkëjetojë në mënyrë të pashmangshme.

NJËMIJË FYTYRA"La Gazzetta dello Sport", në një sondazh të zhvilluar në faqen e saj në internet, ku kanë marrë pjesë mbi 60 mijë tifozë, ka vënë re se, sportdashësit janë ndarë për sa i takon personalitetit të spikatur të trajnerit portugez: hëpërhë, fiton, me një distancë fare të ngushtë, kategoria e atyre që e konsiderojnë antipatik, në krahasim me atë të atyre që e cilësojnë gjenial. Ishin të shumtë edhe votuesit që e cilësonin provokues, dinak dhe kompetent. Ndrësa ishin më të paktë ata që e konsiderojnë pasardhësin e Roberto Mançinit, si tip të këndshëm, njerëzor apo diplomat. Por në përgjithësi vihet re se, përqindja e atyre që e vlerësojnë negativisht është e barazvlefshme me atë të atyre që e çmojnë. Por kjo renditje është më shumë se kurrë e përkohshme, sepse votimet vazhdojnë...


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML