Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:02:06

Lexoni versionin Print

Igli Tare mohon kalimin e Bogdanit te Lacio

Dikur ishin të dy në sulmin e kombëtares, por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi Igli Tare e ka lënë futbollin dhe ka marrë një post drejtues te Lacio, ndërsa Erion Bogdani vazhdon të luajë në Serinë A me Kievon.

Jorgis MEMO
Merkure, 27 Gusht 2008 09:31:00

Ish-kapiteni kuqezi, tani drejtor sportiv i klubit lacial, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për sulmuesin e Kievos

Dikur ishin të dy në sulmin e kombëtares, por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi Igli Tare e ka lënë futbollin dhe ka marrë një post drejtues te Lacio, ndërsa Erion Bogdani vazhdon të luajë në Serinë A me Kievon. Ky i fundit, i shumëpërfolur këtë periudhë në mediat italiane për një kalim të mundshëm te Lacio, duket se dje ka marrë goditjen përfundimtare nga deklarata e ish-shokut të tij në kombëtare, Igli Tare. Biondi shqiptar, në rolin e drejtorit sportiv të Lacios, ka thënë për mediat italiane se klubi lacial nuk e ka në plan afrimin e Erion Bogdanit.

Si për ironi, Tare në njëfarë mënyre i ka mbyllur "dyert" Bogdanit për një kalim të mundshëm te Lacio, edhe pse sulmuesi shtatlartë ka edhe dy vite kontratë me Kievon. "Nuk është e vërtetë që Bogdani do të vijë te Lacio. Unë e njoh shumë mirë Erionin, por planet e klubit janë për vlerësimin e lojtarëve aktualë, natyrisht edhe për rolet që mund të duken të vështira për t'u mbuluar. Për sulmuesit mund të shtoj se jemi duke i bërë llogaritë me argjentinasin Mauro Zarate, i cili ka cilësi të mëdha teknike dhe mund të rritet shumë,"- deklaroi Tare për mediat italiane. Kohët e fundit ishin shtuar zërat për kalimin e Bogdanit në kryeqytetin italian, madje flitej edhe për një këmbim mes tij dhe Makinuas.

Duket se në çështjen 30-vjeçarit ka gisht edhe trajneri Delio Rosi, i cili përpara deklaratës së Tares, ka thënë për "Gazzetta Dello Sport" se do të dëshironte qëndrimin e Makinuas dhe jo afrimin e Bogdanit. Edhe ky i fundit, i pyetur pak ditë më parë nga "Sporti shqiptar", është treguar i sinqertë për këtë çështje, duke e ditur se kalimi drejt Lacios është i vështirë.

"Ka pasur një interesim nga Lacio, por nuk ka asgjë të sigurt, sepse transferimi nuk është aq i lehtë. Eshtë i vështirë për vetë faktin se Kievo kërkon një shumë të majme për të më lënë të lirë. Personalisht nuk dëshiroj të lëviz në formën e huazimit, qoftë edhe te një klub si Lacio. Nëse qëndroj te Kievo, përsëri do të ngelem shumë i kënaqur,"- ka thënë Bogdani nëpërmjet linjës telefonike nga Verona.

Sfida e Tares te Lacio dhe futbolli i munguar

Pasi bëri të ditur nga Tirana se do të varte këpucët në gozhdë, Igli Tare, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Lacios, e shikon këtë si një sfidë më vete. "Eshtë një sfidë e rëndësishme për mua. Por fakti që Lacio ka një projekt të gjatë për të ardhmen, kjo është shumë e rëndësishme dhe personalisht më ngroh,"- thotë Tare. - Të them të drejtën, në këtë moment më mungon futbolli i luajtur, por me Lacion pata një shans të madh.

Për këtë më duhet të falënderoj presidentin Klaudio Lotito, i cili besoi tek unë, duke më dhënë një detyrë të rëndësishme." Më pas biondi shqiptar, që ka luajtur në Serinë A me Breshian, Bolonjën dhe Lacion, flet për marrëdhëniet e tij me trajnerin Delio Rosi. Ky i fundit, në kohën kur shqiptari ka qenë lojtar i Lacios, e ka lënë pothuajse gjatë gjithë sezonit në stol, duke i dhënë vetëm pak minuta aktivizim. "Trajneri fillimisht nuk mendoi se unë do ta mbuloja këtë rol të ri, por mund të them se tani marrëdhëniet tona po përmirësohen me kalimin e kohës,"- tregon Igli Tare.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML