Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:16:34

Lexoni versionin Print

Dallku, probleme me stomakun

Pas çdo ndeshjeje, aq më shumë ndaj një përballjeje me Suedinë, lojtarët mund të shfaqin probleme për shkak të dëmtimeve gjatë lojës, por për fat të mirë kuqezinjtë janë "top".

Hene, 08 Shtator 2008 08:59:00

Pas çdo ndeshjeje, aq më shumë ndaj një përballjeje me Suedinë, lojtarët mund të shfaqin probleme për shkak të dëmtimeve gjatë lojës, por për fat të mirë kuqezinjtë janë "top". Këtë e konfirmon i vetmi shqiptar në stafin e kombëtares, masazhatori Ylli Mihali. "Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Lojtarët nuk kanë shfaqur asnjë problem dhe janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen me Maltën.

Shpresojmë që këto dy ditë stërvitje të mos kemi shqetësime,"- tregon Mihali. Ndërkohë, gjatë ndeshjes me Suedinë, mbrojtësi Armend Dallku pati probleme me stomakun, sidomos gjatë pjesës së parë. Por karakteri i fortë i kosovarit i mposhti edhe dhimbjet në stomak, teksa ai luajti për 90 minuta, duke dhënë gjithçka në fushë. "Dallku kishte një çrregullim të stomakut, por ai tashmë ka kaluar,"- shton masazhatori Mihali.

Ndërkohë, dje trajneri Ari Han u kreu një seancë të shkurtër stërvitore kuqezinjve, e cila u zhvillua në "Selman Stërmasi". Futbollistët titullarë kryen vetëm vrapime të lehta, ndërsa ata që nuk kishin luajtur kuadrate dhe ushtrime të ndryshme me topin. Në prag të ndeshjes me Maltën, që zhvillohet të mërkurën në "Qemal Stafa", sot është planifikuar një seancë stërvitore gjatë pasdites.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML