Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:31:25

Lexoni versionin Print

Në Tiranë, Suedia ishte vetëm Ibrahimoviç

Gazeta më e madhe sportive në Itali, "La Gazzetta dello sport", i ka kushtuar vëmendje të posaçme edhe ndeshjes Shqipëri-Suedi 0-0, si duket prej faktit se në radhët e nordikëve luante "ylli" i Interit, Zllatan Ibrahimoviç.

A.Metaliu
Hene, 08 Shtator 2008 09:03:00

MEDIAT ITALIANE: Duhej të ishte një Suedi e re, për një fillim të ri, por ndeshja e parë s'ishte gjë, veç Ibrahimoviçit të madh

Gazeta më e madhe sportive në Itali, "La Gazzetta dello sport", i ka kushtuar vëmendje të posaçme edhe ndeshjes Shqipëri-Suedi 0-0, si duket prej faktit se në radhët e nordikëve luante "ylli" i Interit, Zllatan Ibrahimoviç.

Ndër të tjera, në këtë gazetë shkruhej: "Duhej të ishte një Suedi e re, për një fillim të ri, mirëpo ndeshja e parë s'ishte gjë, pavarësisht Ibrahimoviçit të madh. Pas eliminimit në grup gjatë Europianit 2008, Lagerbak ka vendosur të kalojë nga sistemi 4 4 2 në 3 5 2. "Më pëlqen kështu, sepse mund të luajmë në dy mënyra," - do të shprehej Ibrahimoviç. Me gjithë ndryshimin në sistemin e lojës, sulmuesi i Interit ka mbetur i vetëm në sulm, ashtu siç i ka ndodhur gjithmonë në kombëtare.

Suedia e ka dominuar nga fillimi në fund lojën, por pa arritur të shënojë. Ibra është mbuluar rreptë nga mbrojtësit shqiptarë, madje edhe në mënyra jo të ndershme. Nëse Mourinjo do ta kishte ndjekur ndeshjen, sigurisht që në disa raste të do të kishte mbyllur sytë, me shpresën që sulmuesi i tij të mos dëmtohej. Për fat, gjithçka u mbyll mirë, të paktën nga pikëpamja e shëndetit, sepse "xhevahiri" i Interit nuk është dëmtuar. Shtylla dhe pritje të portierit Beqaj. Ishte pikërisht Ibrahimoviçi ai që goditi shtyllën dhe i krijoi të gjitha rastet për Suedinë.

Rast të mirë për të shënuar pati edhe Melberg, gjiganti i Juventusit, që më shumë na ka pëlqyer në fazën mbrojtëse. Suedia ka humbur brenda gjashtë minutave mesfushorin Linderoth, pa harruar se në këtë takim mungonin Vilhelmson dhe Svenson. Për rrjedhojë, Suedia ishte e ngadaltë dhe e kuptueshme në lojën e saj, pa shumë zgjidhje në fazën sulmuese. "Nuk është e lehtë të luash këtu. Kush mendon të vijë në Shqipëri dhe të marrë tri pikë, do ta presin surprizat," - është shprehur në fund të ndeshjes Roland Anderson, zëvendëstrajneri i Suedisë.

Shqiptarët ishin të kënaqur me rezultatin. Ata e arritën duke luajtur të mirorganizuar në mbrojtje, por patën edhe disa raste për të kaluar në avantazh. "Ata mbroheshin me 10 veta. Ishin rreshtuar të gjithë para portierit, ndaj për ne qe shumë e vështirë të shënonim. Rezultati nuk është ai që kërkonim, por të paktën morëm një pikë. Në pjesën e parë duhej të kishim luajtur me më shumë kurajë. Shpresojmë të bëjmë më shumë kundër Hungarisë," - është shprehur Henrik Larson".

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML