Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:33:47

Lexoni versionin Print

I druhem kundërsulmit të ekipit shqiptar

Në një prononcim për shtypin hungarez, trajneri i kombëtares, Ervin Kuman, ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë përqendrim dhe vigjilencë ndaj Shqipërisë. "Me kombëtaren shqiptare duhet të bëjmë shumë kujdes.

Jorgis Memo
Hene, 06 Tetor 2008 09:45:00

Trajneri i kombëtares së Hungarisë, holandezi Ervin Kuman, flet për ndeshjen eliminatore ndaj kuqezinjve

Kuman: Shqipëria ka një kundërsulm vdekjeprurës

Në një prononcim për shtypin hungarez, trajneri i kombëtares, Ervin Kuman, ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë përqendrim dhe vigjilencë ndaj Shqipërisë. "Me kombëtaren shqiptare duhet të bëjmë shumë kujdes. Ata janë në gjendje të ndeshen si të barabartëedhe me skuadra të mëdha. Këtë e kanë treguar dy herë nëeliminatoret e Euro 2008-s ndaj Holandës.

Ky fakt mjafton qëvlerësimi ynë për ta të jetë në shkallën maksimale. Mbi tëgjitha, duhet t'i ruhemi kundërsulmit të Shqipërisë, i cili, nga sa kam parë është vdekjeprurës,"- ka deklaruar holandezi i pankinës së Hungarisë, Ervin Kuman. Ky i fundit shtoi se synimi i Hungarisë është për të fituar me çdo skuadër, aq më tepër me Shqipërinë. Ai foli edhe për lojtarët hungarezë dhe mënyrën e lojës.

"Kampionati hungarez nuk është në nivelin që mund të mbështetem për këto ndeshje eliminatore, prandaj sytë i kam më shumë nga ata lojtarë që luajnë jashtë. Ndërsa për sa i përket lojës, mund të them se për golin nuk do të jenë vetëm dy sulmues, por edhe lojtarë mesfushorë. Kam parasysh këtu Zoltan Gerën, Sabolcs Hustin apo Tamash Hajnalin. Pra, strategjia jonë për të fituar ndeshjen mbështetet tek e gjithë skuadra, jo vetëm tek emrat e veçantë,"- pohon Kuman.

 

Mesfushori kuqezi thotë se ndihet shumë mirë dhe i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës

Duro është i sigurt: Do të jem 100% me Hungarinë!

Goli me Mançester Sitin është harruar, por edhe dëmtimi në gju, i cili la hije dyshimi për pjesëmarrjen në ndeshjen e kombëtares. Klodian Duro ndihet shumë mirë dhe këtë ai e pohon për "Sportin Shqiptar", një ditë para nisjes së grumbullimit të kuqezinjve në Budapest, në prag të ndeshjes eliminatore me Hungarinë.

"Jam shumë mirë dhe çdo gjë ka kaluar. U bënë disa ditë që stërvitem rregullisht me ekipin. Dëmtimi, edhe pse fillimisht u duk i rëndë, për fat të mirë nuk rezultoi ashtu. Kam qenë i gatshëm për Omonian që në ndeshjen e kthimit me Mançester Sitin, por për shkak të dy kartonëve të verdhë që kisha marrë në përballjet e kaluara të Kupës UEFA, nuk mora pjesë në ndeshje. Gjithsesi, për mua e rëndësishme është që jam mirë,"thotë mesfushori i kombëtares dhe Omonias, Klodian Duro.

I kthyer në ikonë tek ekipi qipriot, sikurse dihet, Duro u dëmtua në ndeshjen ndaj anglezëve të Sitit, ku dhe arriti të shënojë një gol spektakolar. Përplasja gjatë pjesës së parë me mesfushorin Vinsent Kompani, i kushtoi dy javë pushim shqiptarit. Forma e shkëlqyer që po kalonte ishte një garanci, jo vetëm për Omonian, por edhe ekipin tonë kombëtar. Duro këtë e tregoi edhe në ndeshjen me Maltën, teksa, përveç paraqitjes së mirë, shënoi golin e dytë në fitoren 3 0 të Shqipërisë. "Kam ditë që e mendoj ndeshjen e rëndësishme me Hungarinë. Do të përpiqem të jap 100% tim për ekipin kombëtar. Shpresoj shumë për një rezultat pozitiv, pasi mendoj se i kemi të gjitha mundësitë,"shton mesfushori kuqezi.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML