Lionel Mesi beson se Argjentina nuk do të ndikohet nga presionet pas dy barazimeve të muajit të kaluar, për t'i fituar të dyja ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Sulmuesi i talentuar i Barcelonës ka marrë kritika nga Diego Armando Maradona, pas ndeshjeve me Perunë dhe Paraguajin. Argjentina po përgatitet për të kaluar me sekses Kilin dhe Uruguajin dhe Lionel Mesi beson se bardhekaltrit janë mësuar me gjithçka, kur luajnë për kombin e tyre. "Ne gjithmonë jemi nën presion. Do të jenë dy ndeshje shumë të forta dhe ne jemi përgatitur për t'i kaluar me sukses. Presionet ekzistojnë gjithmonë, por kjo nuk na shqetëson aspak. Ne duhet të mendojmë vetë për vetën tonë. Argjentina ka disa lojtarë shumë të talentuar, por ne do të jemi të përqendruar vetëm në atë që duhet të bëjmë," - është shprehur Lionel Mesi.
Trajneri i Argjentinës, Alfio Bazile, ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës me Uruguajin dhe Kilin dyshen e San Lorencos, Pablo Barrientos Gonzalo Bergesio. Dy lojtarët në fjalë do t'i shtohen 18 shes bazë të skuadrës. Gjithashtu, bëhet e ditur se është grumbulluar edhe Huan Roman Rikelme i Boka Xhunior. Argjentina do të presë Uruguajin të shtunën dhe do të vizitojë Kilin më 15 tetor.
Të grumbulluarit
Portierë: H.P.Karrizo (Lacio), S.Romero (Alkmar), A.Orion (San Lorenzo)
Mbrojtës: F.Monzon (Betis), H.Zaneti (Inter), M.Demikelis (Bajern M), D.Diaz (Getafe), G.Hajnce (Real M), F.Koloçini (Njukasëll), N.Burdizo (Inter)
Mesfushorë: H.R.Rikelme (Boka), P.Zabaleta (Man.Siti), M.Rodrigez (Atletiko M), H.Maskerano (Liverpul), E.Kambiaso (Inter), A.Di Maria (Benfika), P.Barrientos (San Lorenzo), K.Ledezma (San Lorenco), L.Somoza (Velez)
Sulmues: G.Bergesio (San Lorenzo), L.Mesi (Barcelona), S.Aguero (Atletiko M), K.Tevez (Man.Utd), D.Milito (Xhenoa)