Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:55:33

Lexoni versionin Print

Kapelo: Anglia e ka hequr "syrin e keq"!

Pasi nuk arriti të kualifikohet për në Euro 2008, Anglia iu besua Fabio Kapelos, i cili arriti të fitojë dy eliminatoret e para për Kupën e Botës 2010. "Shpresojmë ta kemi hequr syrin e keq," - tha trajneri nga Italia, në një deklaratë për faqen zyrtare në internet të UEFA-s.

Ergi Lubani
Marte, 07 Tetor 2008 09:58:00

Trajneri i "luanëve" i ka nisur eliminatoret e botërorit me dy fitore: Kemi rigjetur shpirtin anglez!

Pasi nuk arriti të kualifikohet për në Euro 2008, Anglia iu besua Fabio Kapelos, i cili arriti të fitojë dy eliminatoret e para për Kupën e Botës 2010. "Shpresojmë ta kemi hequr syrin e keq," - tha trajneri nga Italia, në një deklaratë për faqen zyrtare në internet të UEFA-s. Fitorja 4-1 ndaj Kroacisë, muajin e kaluar, i ka larguar pjesërisht kujtimet e këqija që anglezët kishin nga skuadra e Sllaven Biliç, "fajtorja" që i mundi "luanët" brenda në "Uemblli", duke i eliminuar nga kampionati europian në nëntor të vitit 2007.

"Do të thosha se ajo fitore ishte shumë e rëndësishme, sepse ne kishim humbur shpirtin anglez. Kishim harruar të luanim me agresivitet, pa frikë dhe me besim te mundësitë tona, - tha Kapelo. - Ishin mbushur me frikë, sidomos kur luanim në shtëpinë tonë. E dija që jashtë fushe do të luanim më mirë. E dija që në transfertë do të shpreheshim në nivelet më të larta."

Nëse ekziston dikush që e ka provuar mbi lëkurën e tij sesa e vërtetë është shprehja "fitoret të ndihmojë të fitosh", ai është padyshim Fabio Kapelo. Ka fituar si futbollist dhe ka dominuar si trajner në stolat më prestigjoze të Europës: Milan, Roma, Real Madrid dhe Juventus. Nëse do të fitojë edhe me Anglinë, atëherë do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një vend bosh në kurikulumin e tij, për të shënuar edhe këtë arritje. "Nëse ke fituar në të kaluarën, njerëzit besojnë te ty dhe, automatikisht shndërrohesh në udhëheqës, - tha 62-vjeçari, pa përdorur modestinë. - Fitoret ta lehtësojnë punën. Nuk mund të fitosh, nëse nuk je lider."

Për trajnerin e njohur nuk është problem ndarja e meritave me futbollistët, kur ata bëjnë ndonjë punë të mirë. Ky është rasti i Teo Uolkotit, 19-vjeçari që luajti si titullar ndaj Kroacisë. Shpërthimi i talentit që Arsenali bëri që shtypi ta harrojë mosgrumbullimin e Majkëll Ouenit. "Mendoj se bën pjesë tek aftësitë e një trajneri të kuptojë se kur ka ardhur momenti për t'i besuar një futbollisti të ri, - tha "Don Fabio".

- Kur vendosa ta aktivizoj Uolkotin si titullar, kisha ndjesinë dhe bindjen se ai mund të më jepte diçka më shumë për skuadrën. Teo dha më shumë se prisja." Uolkot shënoi tri gola ndaj Kroacisë, duke shpërblyer besimin e trajnerit italian, që në të kaluarën ua ka dhënë dorën të rinjve, si Demetrio Albertini dhe Daniele De Rosi. "Të rinjtë ecin mirë, nëse kanë talent dhe cilësi. Një futbollist në kombëtare është ndryshe nga një futbollist klubi. Kur luan një ndeshje, gjykohet për një muaj të tërë. Kjo vlen edhe për trajnerin, - tha Kapelo. - Por, si ta gjitha rregullat që respektohen, edhe kujdesi në aktivizimin e një talenti ka diçka që duhet marrë parasysh: ata që janë me të vërtetë të vlefshëm, nuk i shpërdorojnë mundësitë që u jepen."

Kapelo njihet nga të gjithë si trajneri që nuk shqetësohet për emrat apo famën e futbollistëve, kur i duhet të zgjedhë formacionin. Mjafton të pyesni Alesandro Del Pieron dhe Devid Bekham, të cilët e kanë ngrohur stolin kur kanë punuar me Kapelon. Por është pikërisht kjo sjellje e tij, ajo që i shtyn edhe kampionët që kanë fituar gjithçka, që të japin maksimumin. Fabio ka ndjekur gjithmonë 10 rregulla strikte, të cilat nuk heziton t'i përdorë edhe tek Anglia. "Eshtë një rregullore shumë e thjeshtë, të cilën e kam përdorur në të gjitha skuadrat ku kam qenë dhe nuk shoh arsye përse të heq dorë tani që jam tek Anglia. Unë jam trajneri, mbaj përgjegjësinë kryesore për rezultatin dhe është e drejtë që të tjerët t'i respektojnë idetë e mia. Unë gjykohem nga rezultatet." Ndeshja e ardhshme eliminatore do të jetë ndaj Kazakistanit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML