Enjte, 08 Janar 2009 01:19:17

Lexoni versionin Print

"Selesao" e Dungës përballë Kristiano Ronaldos

Brazili do të përpiqet të shënojë golin e parë në fushën e tij, që pas nëntorit të vitit të kaluar, teksa do të presë Portugalinë në miqësoren e luksit, në orën 01:00 të ditës së enjte, me orën tonë.

Ergi Lubani
Merkure, 19 Nentor 2008 09:35:00

Brazili pret Portugalinë e Keirozit. Trajneri "karioka" shpjegon mosgrumbullimin e Ronaldinjos

Brazili do të përpiqet të shënojë golin e parë në fushën e tij, që pas nëntorit të vitit të kaluar, teksa do të presë Portugalinë në miqësoren e luksit, në orën 01:00 të ditës së enjte, me orën tonë. Brazili i dikurshëm, që shënonte një bollëk me gola, është zëvendësuar nga një skuadër që ka barazuar 0-0 në tri eliminatoret e fundit të luajtura përpara tifozërisë "karioka", ndaj Argjentinës, Bolivisë dhe Kolumbisë.

Skuadra e Dungës nuk shënon prej 295 minutash në fushën e saj dhe goli i fundit është realizuar nga Luis Fabiano ndaj Uruguajit, në nëntor të 2007-s. Dunga ka lënë në shtëpi Ronaldinjon dhe ka grumbulluar Adrianon, pavarësisht se dy futbollistët po kalojmë momente krejtësisht të ndryshme me klubet e tyre në Milano.

Qendërmbrojtësi Luçio do të mungojë, për shkak të një tërheqje mukulore. "Eshtë më mirë për Ronaldinjon që të vazhdojë të qëndrojë te Milani, - sqaroi Dunga. - Ai po ndjek një program, i cili do t'i japë mundësinë të arrijë maksimumin më 2009-n. Milani po e ndihmon dhe ne do ta grumbullojmë atëherë kur duhet.

Nëse Ronaldinjo do të kthehet në nivelin e tij më të mirë, është i pazëvendësueshëm." Portugalia do të bëhet skuadra e parë europiane që viziton Brazilin në gjashtë vitet e fundit. Në mars 2002 Brazili luajti ndaj ish-Jugosllavisë, në takimi ku Ronaldo shënoi rikthimin në "Selesao", pas dy vitesh mungesë. Që atëherë miqësoret e Brazilit kanë qenë jashtë fushe, në Europë apo në Azi. Ka pasur edhe miqësore me skuadra nga kontinenti amerikano-verior.

Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, "është ngrohur" nga rikthimi i katër titullarëve, të cilët munguan në eliminatoren e fundit të barazuar ndaj Shqipërisë. Mesfushori Manike, mbrojtësi Bosingua, fantazisti Deko dhe anësori Simao do të jenë në formacion. Mbrojtësi i Portos Rolando dhe mesfushori i Bragës, Sezar Peiksoto, janë grumbulluar për herë të parë, teksa në listën prej 20 futbollistësh figuron edhe emri i Tiegos, pas një viti mungesë. "Kjo ndeshje do të na ndihmojë për të përmirësuar shpirtin e skuadrës, përqendrimin dhe për të rritur dëshirën e futbollistëve që të luajnë në Kupën e Botës, - tha Keiroz.

- Duam të kemi sa më shumë ndeshje të tilla në të ardhmen. Askush nuk e konsideron mundësinë që të mos kualifikohemi për në botëror, por e dimë se duhet të punojmë shumë për këtë." Portugalia do të bazohet te Kristiano Ronaldo, i cili është rikthyer në formën ideale dhe ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e fundit me Mançesterin.

Ai është kandidati kryesor për të pasur brazilianin Kaka në fronin e futbollistit më të mirë të planetit. "Luzitanët" do të luajnë një tjetër miqësore në muajin shkurt, përpara se të presin Suedinë për eliminatoren e muajit mars. Ekipi i Keriozit ndodhet në vendin e tretë të Grupit 1, me pesë pikë nga katër ndeshjet e para.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML