Merkure, 07 Janar 2009 23:52:25

Lexoni versionin Print

Ibra, njeriu i artë nuk njeh më kufij!

Tashmë është më i madhi nga të gjithë në vendin e tij. Siç ishte parashikuar, Zllatan Ibrahimoviç fitoi "Guldbollen"-in, "Topin e Artë" suedez për të tretën herë. Henrik Larson, Fredrik Ljunberg dhe Patrik Anderson e kishin fituar dy herë, por nuk ka pasur asnjëherë një "tregolësh" deri para dy ditësh.

Erion Abule
Merkure, 19 Nentor 2008 09:36:00

Zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Suedi: Ndihem pak si Pele, por do të synoj trofeun e katërt

Tashmë është më i madhi nga të gjithë në vendin e tij. Siç ishte parashikuar, Zllatan Ibrahimoviç fitoi "Guldbollen"-in, "Topin e Artë" suedez për të tretën herë. Henrik Larson, Fredrik Ljunberg dhe Patrik Anderson e kishin fituar dy herë, por nuk ka pasur asnjëherë një "tregolësh" deri para dy ditësh.

NË HISTORI - Fituesi i "Guldbollen"-it zgjidhet nga "Aftonbladet", gazeta më e rëndësishme suedeze, si dhe nga Federata Suedeze e Futbollit. Vota e jurisë ishte unanime, në favor të Ibrahimoviçit, që e ka fituar çmimin më 2005-n dhe më 2007-n. "Tani, - deklaroi Ibra, - kam përshtypjen se kam hyrë në librat e historisë.

Para meje e kanë fituar lojtarë fantastikë, legjenda të historisë së futbollit suedez; pastaj erdha unë nga Rosengård (lagjja geto e Malmoes, ku Zllatani u rrit duke luajtur futboll në rrugë) dhe e fitoj tri herë. Ndihem pak si Pelè, por nuk do të kënaqem me kaq, do të synoj ta fitoj për të katërtën herë."

ME PRINCIN - Qendërsulmuesi zikaltër, në krah të shoqes së tij Helena (me të cilën ka tre fëmijë), mori pjesë pardje në Stokholm në një mbrëmje të madhe të futbollit suedez. Ishte i pranishëm edhe legjendari Pelé, i ardhur për të kujtuar 50-vjetorin nga koha e zhvillimit të Botërorit '58, që u luajt në Suedi.

Në tryezën e nderit ishin edhe disa anëtarë të familjes reale të Ibrës. Zllatan qeshi ("Ah, mendoni këtë...), kur i bënë të ditur që Princi Karl Filip do të jetë i kënaqur që do të ulet në tryezë me të, por, në të vërtetë, u duk, para së gjithash i nderuar: "Ishte bukur të takoje Princin; nuk të ndodh çdo ditë të vish nga Rosengård e të përjetosh një përvojë të tillë".

ZGJEDHJA E POPULLIT - Por Ibrahimoviç (siç kujtoi në një intervistë, dhënë në "Radiosporten", redaksia sportive shtetërore suedeze) e kishte takuar Princin me rastin e "Jerringpriset", çmimi i popullit suedez, që çdo vit zgjedh personazhin më të dashur sportiv: "Ai ishte takimi im i parë me familjen reale.

Isha aty me shoqen time Helenë, ishim veshur madje në të njëjtën mënyrë, dhe Princi ishte në tryezën time. Ishte një emocion i fortë. Fitimi i "Jerringpriset" ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime, menjëherë pas lindjes së fëmijëve të mi; është populli që zgjedh se kush fiton, dhe popullit suedez i jam mirënjohës për këtë gjithnjë".

MEDALJERI - Më pas, Ibrahimoviç foli për gjithçka. Ai tregon pasionin për sportet e tjera, veç futbollit: "Kam luajtur edhe tenis në tryezë, por nëse do të kisha vazhduar me "taekwondo"-në, ndoshta mund të kisha fituar ndonjë medalje olimpike... Le të themi se, nëse do të kisha zgjedhur një sport individual, do t'i kisha fituar të gjitha medaljet e mundshme".

"NUK E NJOH MILANON" - Marrëdhëniet me Milanon: "Ndihem mirë në zonën ku banoj, por nuk kam parë praktikisht asgjë nga qyteti dhe nuk më vjen keq; nuk më ka interesuar në asnjë qytet ku kam qenë. Shoh rrugën që shkoj për në stërvitje dhe për t'u kthyer në shtëpi." Edhe marrëdhëninet me fëmijët. "Më mungojnë shumë kur ndodhem larg shtëpisë, - shpjegon Ibra.
 
- Ndonjëherë më vjen në mendje ta lë futbollin, për të vënë në vend të parë familjen time, por e di sa shumë do të më mungojë profesioni im, nëse tërhiqem. Kur jam me pushime, pas 2-3 ditësh maksimumi, më vjen dëshira të stërvitem me top. Megjithatë, kur nuk jam në grumbullime me skuadrën, me fëmijët qëndroj 24 orë në ditë, edhe pse pas pak Maksimiliani do të shkojë në kopsht, pas pak edhe Vinsenti.

Nuk kanë nevojë t'u tregoj përralla për t'i zënë gjumi, sepse flenë para filmave me kartonë të animuar, por më ndodh që t'ua ndërroj panolinat që të dyve. Po programet televizive sportive në Itali? Më mërzisin dhe pas 10-15 minutash ndryshoj kanal, sepse shfaqin të njëjtat pamje 50 herë. A nuk do të mjaftonte një ose dy herë?"

 

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML