Merkure, 07 Janar 2009 23:35:23

Lexoni versionin Print

Inter-Juventus, parashikimet e "Topave të Artë"

Më i sinqerti është Kaka: "Shpresoj te një barazim spektakolar, por e pranoj, po flas si milanist". Më tifozi, Luis Suarez: "Jemi më të fortë, do të fitojmë ne!". Më analizuesi, Zhan Pierr Papen: "Këto ndeshje i fitojnë trajnerët".

Denis Hakani
Enjte, 20 Nentor 2008 09:33:00

Nga Suarez te Kaka, tw gjithw japin opinionet e tyre për derbin e Italisë

Më i sinqerti është Kaka: "Shpresoj te një barazim spektakolar, por e pranoj, po flas si milanist". Më tifozi, Luis Suarez: "Jemi më të fortë, do të fitojmë ne!". Më analizuesi, Zhan Pierr Papen: "Këto ndeshje i fitojnë trajnerët". Dhjetë "Topa të Artë" bëjnë parashikimet për Inter-Juve, me rezultate të paparashikueshme, edhe pse Mourinjo duket se ka një avantazh të lehtë.

ADHURIM - Francezi Zhan Pierr Papen e kosideron një nga trajnerët më të fortë të Europës (logjike), por adhuron më shumë punën e Ranierit: "Më pëlqen shumë, e njeh futbollin, në disa ndeshje ka qenë magjistar i vërtetë. Këto lloj ndeshjesh zakonisht fitohen nga trajnerët.

Del Piero mund të jetë vendimtar për Juventusin, pasi në përballje të tilla nuk gabon kurrë, por Ibrahimoviç do të pëpiqet të jetë ai protagonisti i kësaj sfide. Shënojnë të dy dhe mbaron 1-1. Juventusi në Milano ka humbur shumë pak herë". Juvja ka shumë mbështetës te francezët dhe duket se e ka bindur edhe Zhorzh Ueanë, afrikanin e parë në histori që ka marrë "Topin e Artë".

"Kam pasur gjithmonë simpati për Juventusin dhe mendoj se për momentin është ekipi që po luan futbollin më të mirë, nuk i mungon asgjë për të sfiduar Interin, sidomos me një Del Piero në formë të tillë. Mund ta fitojë këtë ndeshje dhe ta mbajë akoma hapur luftën për titullin kampion."

PJESEMARRJE - Luizito Suarez është logjikisht ultras. "Përballja e të shtunës ka rëndësi strategjike, mbi të gjitha për Interin, sepse, nëse bardhezinjtë arrijnë të dalin me pikë nga "San Siro", rruga drejt titullit komplikohet. Zakonisht në këto raste të gjithë shohin nga Del Piero dhe Ibra, Kruz dhe Amauri.

Ndoshta gjatë ndeshjes del mbi të tjerët një Burdiso apo një Kielini, që vendos fatin e takimit. Shpresoj të dalë Burdiso." Ndërsa Karl Hainz Rumenike nuk ka dyshime: "Do të fitojë Interi, sepse luan në shtëpi dhe Mourinjo nuk gabon në ndeshjet e rëndësishme. Përbërja e zikaltërve është e jashtëzakonshme, trajneri gjithashtu.

Ndonjëherë ndoshta e tepron me deklaratat e tij, por puna që bën ka shumë vlera. Me Mourinjon, Interi mund të fitojë gjithçka, por Juventusi nuk është asnjëherë i dobët. Ka pësuar një lloj aksidenti rrugor, me rënien në Kategorinë B, por është rikthyer ajo e zakonshmja: i fortë dhe i rrezikshëm".

BINDJE - Luiz Figo i bie shkurt: "Inter-Juve për ne vlen tri pikë, si çdo ndeshje tjetër. Një skuadër që ka ambiciet e Interit nuk mund të mos provojë t'i fitojë të gjitha ndeshjet në fushën e saj. Jemi më të fortë dhe do t'i marrim tri pikët".

PAVENDOSMERI - Te klubi i atyre që mbështesin barazimin bëjnë pjesë shumë veta, duke filluar nga ish-i i dyfishtë Fabio Kanavaro: "Uroj që të dalë barazim dhe njerëzit të argëtohen". Ronaldo parashikon një ndeshje shumë të ekuilibruar dhe nuk komenton mbi rezultatin: "Eshtë ndeshja klasike, ku është e vështirë të bëhen parashikime".

I të njëjtit mendim është edhe milanisti Andri Shevçenko: "Nuk jam i zoti për parashikime, por mendoj se do të jetë një përballje e bukur, sepse Interi dhe Juvja po kalojnë çaste të mira. Del Piero po kalon një formë të shkëlqyer dhe jam i lumtur për të. Ibra, më pëlqen se si po luan.

Nëse do ta fitojë "Topin e Artë", nuk duhet të lërë t'i shpëtojnë mundësi të tilla. Janë ndeshje si këto që të nxjerrin në dukje, edhe pse në fund golat e rëndësishëm janë ato që shënohen në Champions Ligë dhe me kombëtaren. Për të marrë "Topin e Artë" duhet të fitosh si protagonist".

KESHILLA - "Siç ka bërë Mesi në Lojërat Olimpike të Pekinit," - sugjeron Kakaja, "Topi i Artë" në fuqi, i dashuruar në aspektin futbollistik me argjentinasin. "E veçanta që të bën të marrësh këtë çmim është kjo: të jesh fitues. Ndonjëherë fitohet edhe vetëm me golat e shënuar në kmapionat, por është e vështirë. Gjithsesi, Ibra i ka cilësitë e duhura për ta fituar në vitet e ardhshme."

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML