Enjte, 08 Janar 2009 00:28:14

Lexoni versionin Print

Interi, për të realizuar premtimin e Murinjos

Kur Interi barazoi në Milano 1 1 me Verderin, trajneri Murinjo premtoi se skuadra e tij do të kalonte ë fazën tjetër para se të ndeshej me Verderin sërish në ndeshjen e fundit, në dhjetor.

Arjan Koçi
Merkure, 26 Nentor 2008 11:28:00

Zikaltrit synojnë fitoren, për të pritur të qetë Panathinaikosin në ndeshjen e fundit

Kur Interi barazoi në Milano 1 1 me Verderin, trajneri Murinjo premtoi se skuadra e tij do të kalonte ë fazën tjetër para se të ndeshej me Verderin sërish në ndeshjen e fundit, në dhjetor. Atëherë Interi kishte katër pikë nga dy ndeshje, pasi fitoi 2 0 në Athinë, ndërsa katër pikët e tjera të marra në përballjet kundër qipriotëve surprizë të Anorthosisit i kanë bërë zikaltrit të jenë fare pranë kualifikimit.

Një fitore sonte ndaj grekëve do t'i garantonte Interit vendin e parë në grup dhe kualifikimin për më tej. Nëse do të humbnin, atëherë në ndeshjen e fundit kundër Verderit, pas dy javësh, do të kërkojnë fitoren me çdo kusht. Panathinaikosi do të synojë të marrë ndonjë pikë, pasi humbja do t'i nxirrte jashtë kompeticionit që përpara ndeshjes kundër qipriotëve.

Nëse këta të fundit fitojnë në Gjermani ndaj Verderit dhe Panathinaikosi humb, atëherë qipriotët do të zënë vendin e dytë në grup. Por fitorja ndaj grekëve mund të mos jetë aq e lehtë, pasi në ndeshjen ndaj Juventusit skuadra e Murinjos vuajti për të marrë fitoren minimale 1 - 0.

Panathinaikosi e njeh mirë Interin, që nga përplasja e tyre në Athinë para dy muajsh, prandaj grekët do të jenë shumë të kujdesshëm sonte. Sezonin që shkoi Interi u eliminua nga Liverpuli, por presidenti i Interit, Morati, ka këmbëngulur, duke thënë se skuadra e tij është po aq e përkushtuar këtë vit në Ligën e Kampionëve, duke pohuar se Interi gjithnjë synon të ketë një skuadër të fortë, të aftë t'u bëjë ballë dy kompeticioneve të forta njëkohësisht, Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi brazilian Adriano, i cili ka treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit në kampionatin italian, mund të jetë partneri i suedezit Zlatan Ibrahimoviç, në formacionin që do të rreshtojë sonte Murinjo kundër grekëve. "Adriano ka bërë pikërisht atë që ka kërkuar skuadra prej tij, - tha Murinjo, pas ndeshjes kundër Juventusit.

- Mendoj se përballë mbrojtësve të Juventusit, si Legrotalie dhe Kielini, ishte shumë e nevojshme dhe e rëndësishme të kishim në fushë një "bishë" si Adriano. Ai bëri punë shumë të mirë në sulm, në mbrojtje dhe është mjaft i shpejtë. Jo të gjithë sulmuesit bëjnë kaq shumë."

Liga e Kampionëve

Dje

Alborg - Sëlltik

Vilareal - Man.Utd

Bajern M - Steaua B

Fiorentina - Lion

Zenit - Juventus 0-0

Bater - Real Madrid

Arsenal - Dinamo Kiev

Fenerbahçe - Porto

Sot

Bordo – Çelsi

Kluzh – Roma

Sportin – Barcelona

Shahtjor – Bazel

Liverpul – Marsejë

Atletiko – PSV

Anorthosis – Verder

Inter – Panathinajkos


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML