Enjte, 08 Janar 2009 00:14:56

Lexoni versionin Print

Milan-Inter, derbi për Tiago Silvën

Parashikohet një derbi i ri në fushën e merkatos midis Interit dhe Milanit. Objektivi Tiago Silva, mbrojtësi qendror i Fluminenses, i cilësuar unanimisht si më i forti nga panorama ndërkombëtare.

Denis Hakani
Merkure, 26 Nentor 2008 11:30:00

Merkato

Parashikohet një derbi i ri në fushën e merkatos midis Interit dhe Milanit. Objektivi Tiago Silva, mbrojtësi qendror i Fluminenses, i cilësuar unanimisht si më i forti nga panorama ndërkombëtare.

Prej kohësh janë zikaltrit ata që kanë arritur një marrëveshje me klubin brazilian për blerjen (rreth 10 milionë euro), por lojtari, me sa duket, kërkon Milanin e shokëve të tij Kaka, Emerson dhe Ronaldinjo. Drejtuesit kuqezi kanë organizuar çdo gjë me detaje për mbërritjen e mesfushorit anglez në Milano


Milan-Bekham, prezantimi më 21 dhjetor

Numërimi mbrapsht ka filluar. Mbas 25 ditësh, Devid Bekham do t'i prezantohet publikut kuqezi. Edhe pse në realitet data nuk është zyrtarizuar akoma, Milani po punon pa pushim, në mënyrë që mbërritja e anglezit në Milano të jetë e organizuar deri në çdo detaj. Ideja e drejtuesve kuqezi është ajo që ta prezantojnë me publikun më 21 dhjetor në "San Siro", me rastin e ndeshjes Milan-Udineze, dhe për shtypin një ditë më pas.

Pra, "etapat milaneze" të Bekhamit duhet të kenë pak a shumë këto data. David, i angazhuar deri më 6 dhjetor me ekipin amerikan, i ka bërë të ditur Milanit se do të bëjë disa ditë pushim para mbërritjes në Itali. Kështu që pritet në Milano për ndeshjen e fundit të kampionatit para pushimeve të dimrit, pikërisht më 21 dhjetor, për Milan-Udineze. Eshtë e sigurt se mesfushori anglez nuk do të jetë i pranishëm në darkën e Krishtlindjeve, që drejtuesit e Milanit e kanë programuar më 15 dhjetor dhe ku duket se do të marrë pjesë edhe presidenti i kuqezinjve Silvio Berluskoni.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, pasi të jenë zhvilluar edhe prezantimet e nevojshme, Bekham do të largohet sërish për të festuar Krishtlindjen, për t'u bashkuar me skuadrën më 29 dhjetor direkt në Dubai, ku, nëse e lejon gjendja fizike e lojtarit, do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë miqësore me kuqezinjtë kundër Hamburgut.

Ndërkohë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka zbuluar disa detaje të marrëveshjes së arritur me lojtarin. Bekham do të qëndrojë në Itali për dy muaj e gjysëm, ku do të luajë në kampionat, në Kupën e Italisë dhe në Kupën UEFA, gjithmonë nëse Milani do të jetë kualifikuar për ndeshjet europiane të kësaj periudhe.

Gjithashtu, pas prezantimit të tij në "San Siro", pas javës së fundit të kampionatit për vitin 2008, si dhe pas zhvillimit të turneut miqësor në Dubai, më 7 janar, do të depozitohet në Ligën italiane kontrata e tij, ku bëhet fjalë për një transferim në variantin e huas nga amerikanët e Los Anxheles Galaksi. Në fund, bëhet e ditur se në marrëveshjen e arritur midis dy klubeve mund të përfshihen edhe disa ndeshje miqësore midis Milanit dhe skuadrës së Los Anxhelesit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML