Enjte, 08 Janar 2009 01:03:35

Lexoni versionin Print

Kaka, shumë kartona dhe pak gola

Më i miri në fushë të mërkurën e kaluar në Gama, me rastin e takimit Brazil-Portugali; një nga lojtarët më në hije të dielën në mbrëmje në Torino. Rikardo Kaka nuk po kalon ndonjë periudhë shumë të mirë...

Enjte, 27 Nentor 2008 10:44:00

Më i miri në fushë të mërkurën e kaluar në Gama, me rastin e takimit Brazil-Portugali; një nga lojtarët më në hije të dielën në mbrëmje në Torino. Rikardo Kaka nuk po kalon ndonjë periudhë shumë të mirë... Pyetja që shumë njerëz po i bëjnë vetes është një: Ronaldinjo po errëson Kakanë? Apo më mirë, Kaka e vuan, në fushë dhe jashtë saj, impaktin me Ronaldinjon? E vështirë të jepet një përgjigje e sigurt, edhe pse deri tani paraqitja e dy lojtarëve ka qenë shumë e ndryshme. I sapoardhuri, përtej gjendjes fizike, që ka qenë në rritje nga java në javë, ka qenë vendimtar në shumë fitore të Milanit.

Kaka, ndërkohë, ka shënuarvetëm në përballjen me Atalantën, ndërsa goli tjetër ka ardhur kundër Lacios, kur rezultati ishte 3-1 për kuqezinjtë. Më pas, braziliani ka shënuar dy herë nga pika e bardhë e penalltisë (nga tre të gjuajtura), ndaj Sienës dhe Kievos, duke i dhuruar në të dy rastet trepikëshin Milanit.

Por është e qartë se dy gjuajtjet nga pika e bardhë nuk bindin për paraqitjen që po tregon talenti i shpërthyer te San Paolo... Me Ronaldinjon, të rreshtuar përkrah sulmuesit të radhës, Kakasë i është dashur të tërhiqet shumë mbrapa, duke harxhuar shumë energji edhe në lëvizjet pa top.

Për të kompletuar arsyetimin për harxhimin më të madh të energjive, një e dhënë interesnate: në 12 ndeshje të zhvilluara në kampionat, Kaka ka marrë plot katër kartona të verdhë, praktikisht një në çdo tri ndeshje... Siç është thënë, gjendja e Kakasë është e mirë, por problemi qëndron te fakti se nuk është e shkëlqyer. Ançeloti e ka nënvizuar më shumë se një herë këtë ("Ka vështirësi në përballjet një me një") dhe skualifikimi në kampionat do t'i shërbejë brazilianit për të zhvilluar disa ushtrime specifike.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML