Merkure, 07 Janar 2009 23:11:54

Lexoni versionin Print

Ançeloti: Mutu më pëlqen, por nuk vjen!

"Duhet të luajmë për të fituar dhe për të kaluar turnin!" Në këtë moment, në mendjen e trajnerit të Milanit, Karlo Ançeloti, ka vend vetëm për Kupën UEFA dhe për Portsmuthin. Kundër anglezëve do të përdoret rotacioni, me dyshimin Kaka:

Denis Hakani
Enjte, 27 Nentor 2008 10:46:00

Trajneri kuqezi i ka mohuar zërat për një interesim të kuqezinjve për sulmuesin rumun të Fiorentinës

"Duhet të luajmë për të fituar dhe për të kaluar turnin!" Në këtë moment, në mendjen e trajnerit të Milanit, Karlo Ançeloti, ka vend vetëm për Kupën UEFA dhe për Portsmuthin. Kundër anglezëve do të përdoret rotacioni, me dyshimin Kaka: "Ai, sidoqoftë, është i pazëvendësueshëm, edhe kur nuk është në maksimumin e formës". Merkato mund të presë: "Mutu? Eshtë një lojtar që më pëlqen shumë, por që nuk na intereson, nuk duhet të merremi me lajme të pavërteta".

Gjithsesi, kundër Portsmuthit do të ketë vend për ata lojtarë që luajnë më pak. Kupa UEFA është një shkallë më poshtë se kampionati, dhe kjo dihej. Por trajneri milanist shpjegon se "Portsmuthi në fushën e tij është ekip i frikshëm, i pëlqen të luajë me topa të gjatë dhe, gjithsesi, çdo formacion ka karakteristikat e tij. Duhet të luajmë për të fituar dhe për të siguruar kalifikimin, duhet të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë, për të lënë pas krahëve problemet që kemi pasur në ndeshjen e fundit të kampionatit." Përsa i përket formacionit, "Senderos është në gjendje të mirë.

Në përgjithësi, në Kupën UEFA do të aktivizohen ata lojtarë që kanë luajtur më pak dhe që janë në gjendje të mirë fizike. Sidoqoftë, në këtë sezon deri tani asnjë kundërshtar nuk na ka mposhtur, në aspektin fizik.Centimetrat dhe lartësia janë gjë tjetër, në këtë aspekt vuajmë pak, por nga ana fizike mund të përballemi me të gjithë. Mendoj se ne kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, nëse përjashtojmë dy ndeshjet e para të kampionatit.

Pas humbjes me Xhenoan kemi zhvilluar 15 ndeshje zyrtare dhe kemi marrë 12 fitore dhe tri barazime. Nëse më sigurojnë se në 15 përballjet e ardhshme do të arrijmë të njëjtin rezultat, jam gati të firmos. Këtë gjë e bëj edhe për 11 fitore dhe katër barazime...".Të dielën do të zhvillohet takimi me Palermon në kampionat, pa Kakanë.

"Për momentin, duhet të mendojmë për ndeshjen që kemi në UEFA, për Palermon do të mendojmë më pas. Kaka është i pazëvendësueshëm, edhe kur nuk luan në maksimumin e tij; nga ana tjetër, nuk mund të pretendosh nga një lojtar që të jetë në 100 për qind të formës në çdo ndeshje gjatë gjithë sezonit," - ka thënë Ançeloti.


Sedorf preferon Premier Ligën
- "Kush nuk do të donte të luante në Premier Ligë? Eshtë një nga kampionatet më të rëndësishme në botë, jam i lumtur te Milani, por nuk i dihet asnjëherë." Këto janë fjalët e Klarens Sedorfit, i vetmi lojtar që ka fituar Championsin me tri klube të ndryshme: Ajaksin, Realin e Madridit dhe Milanin, me të cilin e ka fituar dy herë kupën më të rëndësishme të Europës në nivel klubesh. "Rritja e Premier Ligës gjatë pesë viteve të fundit ka qenë e pabesueshme," - ka thënë holandezi.

Ai që mund t'i thotë diçka më shumë mbi kampionatin anglez do të jetë, pas mbërritjes së tij në janar, Devid Bekham, që për disa muaj do të jetë shoku i tij i ekipit te Milani. "Objektivi i Bekhamit do të jetë të gjejë formën e tij më të mirë, - ka saktësuar Sedorf. - Duke u stërvitur në një klub si Milani nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të përmirësohet. Më pas nuk e di nëse do të luajë, kjo është gjë tjetër." Sigurisht që mesfushori i Milanit nuk ka ndër mend të heqë dorë nga vendi i tij si titullar.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Karamanlis përmbys qeverinë e tij, ndryshon nëntë ministra

07/01/09 14:03:00 | Pas mbi një muaj protesta në Greqi, Kryeministri Karamanlis vendos..

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML