Premte, 19 Mars 2010 07:05:32

Lexoni versionin Print

Grabiste banka, arrestohet lojtari shqiptar

Shkonte në stërvitje "i ngarkuar" me mijëra euro nga bankat që vidhte. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar nga Shqipëria, i cili u ble në verë nga ekip inferior i Evias në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke "Proto Thema", por nuk përmendet emri i futbollistit shqiptar.

Jorgis Memo
Premte, 09 Janar 2009 09:42:00

Një 21-vjeçar shqiptar, futbollist i ekipit inferior Evias në Greqi, ka vjedhur më shumë se 250 mijë euro

Shkonte në stërvitje "i ngarkuar" me mijëra euro nga bankat që vidhte. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar nga Shqipëria, i cili u ble në verë nga ekip inferior i Evias në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke "Proto Thema", por nuk përmendet emri i futbollistit shqiptar. Për 2 muaj, policia ndiqte gjurmët e tij dhe më në fund arriti që ta kapte futbollistin në një klub nate, në lagjen "Hajdari" të Athinës. Shqiptari reagoi, duke nxjerrë pistoletën kundër policisë.

Grupi i futbollistit shqiptar ishte bërë frika dhe tmerri i bankave të Peloponezit, por jo vetëm. Nga muaji korrik, grupi prej tre vetash që kryesohej nga 21 vjeçari, i cili luante me ekipin e Evias, kishte vjedhur degët e bankave agrare në Kallamatë, Mesania, Amarintho, Evia, Zografu dhe Atiqis.

Gjithashtu, ata nuk u mjaftuan me kaq, sepse vodhën edhe Emporiki Bank në Kallamatë dhe Ksilokastro. Në shumicën e rasteve, tre keqbërësit qëllonin në ajër për të trembur nënpunësit. Mësohet se kanë grabitur më shumë se 250 mijë euro, të cilat i shpenzonin në lokale nate, duke u dëfryer dhe në striptizë.

Shenjat e gishtërinjve që lanë nëpër banka, tradhtuan 2 bashkëpuntorët e futbollistit shqiptar dhe një adoleshenti 17 vjeçar, të cilët ranë në duart e policisë kriminale. Të dy hajdutët treguan emrin e trurit të grupit dhe menjëherë policia u vë në ndjekje të të riut. 21-vjeçari shqiptar, pasi u zhduk për pak ditë nga skuadra, vazhdoi jetën e shthurur në qendrat e argëtimit. Arrestimi i tij u bë sot (dje) herët në mëngjes, në bulevardin e Athinës. Sapo pa policinë t'i afrohej, ai nxori pistoleten gati për të qëlluar, por forcat e rendit mundën ta neutralizojnë shqiptarin. Në shtëpinë e tij, në Athinë, u gjet edhe një tjetër pistoletë.

Precedenti me pasaportat e falsifikuara

Përveç kësaj ngjarjeje, që ka për protagonist një futbollist shqiptar, më parë dy tjerë, Stelio Shehu dhe Elvis Ciko, që aktivizohen me ekipin grek të kategorisë së tretë, Ethnikos Katerini, janë gjendur me pasaporte false, konkretisht belge dhe norvegjeze, teksa kjo e fundit i përket një gruaje. Ndoshta mund të duken si trillime, por janë krejtësisht të vërteta. Të gjitha këto ndodhin në botën "magjike" të kategorisë së tretë në Greqi.

Një tjetër skandal që shpërtheu para disa ditësh dhe vazhdimi pritet të ketë formën e një fortune. Mësohet se dy futbollistët shqiptarë të Ethnikos Katerinit janë përjashtuar menjëherë nga ekipi, ndërkohë që Federata e Futbollit të Greqisë i hoqi pikën e marrë në ndeshjen e fundit. Kjo pritet t'i kushtojë shumë klubit "Ethnikos Katerini". Nëse edhe komisioni i apelit lë në fuqi vendimin e disiplinës, atëherë të gjitha ekipet që kanë luajtur deri më tani me Ethnikosin, do të kërkojnë pikët në tavolinë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML