Premte, 08 Gusht 2008 02:52:17
    

Lexoni versionin Print

Rama: Raporti, qeveria mbështet korrupsionin

Partia Socialiste bën përgjegjëse qeverinë për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Një ditë pasi IDRA dhe USAID publikuan raportin e tyre mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka gjetur rastin të shprehë shqetësimin e tij për përkeqësimin e të dhënave të këtij fenomeni, duke bërë fajtor ekzekutivin jo

Fejzi Braushi
Premte, 09 Maj 2008 08:40:00

 

Një ditës pas publikimit të raportit për korrupsionin, reagon kryetari i PS-së, Edi Rama.

TIRANË- Partia Socialiste bën përgjegjëse qeverinë për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Një ditë pasi IDRA dhe USAID publikuan raportin e tyre mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka gjetur rastin të shprehë shqetësimin e tij për përkeqësimin e të dhënave të këtij fenomeni, duke bërë fajtor ekzekutivin jo vetëm për paaftësinë për ta luftuar atë, por edhe për nxitjen e tij në shumë fusha. “Ritheksojmë se përgjegjësia kryesore për këtë rritje të rrezikshme galopante të ndikimit të korrupsionit në sjelljen e shtetit ndaj qytetarit i takon atyre që qeverisin dhe rinënvizojmë se kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij e kanë mbështetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjalë kundër tij e duke u bërë, me vepra të dënueshme e mosveprime të pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral”, - u shpreh Rama. Për të ilustruar përgjegjësinë e qeverisë me fakte konkrete, Rama ka sjellë në vëmendje edhe ngjarje më të rëndësishme, ku fenomeni i korrupsionit ka qenë më evident, jo vetëm për organet e specializuara, por i prekshëm edhe për opinionin e gjerë.

Kështu, kreu i PS-së ka theksuar se rruga Kalimash-Morinë, çështja “Gërdeci” dhe tenderi i kartave dhe pasaportave biometrike janë momentet ku kjo dukuri negative ka qenë më mbizotëruese“Nën këtë qeveri kanë ndodhur ngjarjet më të rënda me motiv korrupsionin, nga grabitja e fondeve të rrugës Durrës – Kukës, ku në emër të patriotizmit ka ikur në drejtim të paditur një fond i barabartë me shumën e nevojshme për të ndërtuar edhe Rrugën e Arbërit, tek ndërhyrja e paligjshme për ndryshimin e kushteve të tenderit të kartave të identitetit në mes të garës, ku nuk cenohet vetëm xhepi i shqiptarëve, po kërcënohet edhe e drejta e votës, dhe deri tek shpërthimi vullkanik i gangrenës së Gërdecit”, - u shpreh Rama. Kryesocialisti ka ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave për ta nxjerrë vendin nga harta e atyre vendeve ku korrupsioni vazhdon të jetë dominues në jetën e përditshme. Në këtë kuadër ai ka shprehur vullnetin e plotë të socialistëve për të bashkëpunuar me të gjithë ata faktorë për të frenuar këtë fenomen dhe për të vendosur në Shqipëri shtetin ligjor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kreu i PS-se Edi Rama gjate nje takimi ne turin "Dialog me Shqiperine"


Maqedonia nuk pritet të hyjë në BE para vitit 2012

Çështja e emrit, mungesa e dialogut politik si dhe parregullsitë që

Hyseni: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML