Fri, 25 Jul 2008 18:08:26
    

Lexoni versionin Print

Topi kundër Berishës: Sondazhi i korrupsionit, realist

Presidenti i Republikës, Bamir Topi mund të jetë ndër të paktët politikanë që vjen nga radhët e mazhorancës, i cili ka një qëndrim krejt realist mbi sondazhet që realizohen në vend. Ndryshe nga kryeministri Sali Berisha, në pozicionin e kreut të shtetit,

N.Perndoj
Sat, 10 May 2008 08:24:00

 

Presidenti Topi shprehet se reformat duhen realizuar me vepra dhe jo me fjalë

 

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi mund të jetë ndër të paktët politikanë që vjen nga radhët e mazhorancës, i cili ka një qëndrim krejt realist mbi sondazhet që realizohen në vend. Ndryshe nga kryeministri Sali Berisha, në pozicionin e kreut të shtetit, Topi shprehet se të gjithë duhet të vlerësojnë me nota realiste sondazhet, pasi ato janë perceptime qytetare, e për pasojë nuk duhen bërë vlerësime diferenciale. Në pritjen e organizuar nga Komisioni Evropian në Tiranë me rastin e "Ditës së Evropës", presidenti Topi, i pyetur nga mediat mbi mënyrat e ndryshme të leximit nga klasa politike të sondazhit të IDRA-USAID mbi korrupsionin në Shqipëri, u përgjigj: “Është e pamundur që gjërat të vlerësohen në këtë mënyrë, në mënyrë diferenciale. E rëndësishme është që të gjithë të vlerësojmë me nota realiste jo vetëm një sondazh, por sondazhet në përgjithësi, pasi ato janë perceptime qytetare dhe kurrsesi nuk duhet të biem në atë pozicion që të bëjmë vlerësime diferenciale. Janë njerëzit, është shoqëria që periodikisht në zgjedhje politike bën vlerësimin e duhur. Ajo që duhet të bëjnë institucionet, të gjithë ne pa përjashtim, duhet që me nota shumë realiste, në mënyrë analitike, të vlerësojmë në radhë të parë vetveten, pastaj të kalojnë në diskutime për të tjerët, sepse çështja e korrupsionit, është si çështja e enëve komunikuese.

Pra, për të bërë një lloj paralelizmi, aty ku qarkullon uji, padyshim që janë të infektuar me një fenomen të tillë”,- tha Topi. Për këtë arsye, Presidenti i Republikës shtoi se, “në rast se ne diagnostikojmë një fenomen të tillë, në rast se ne ndërgjegjësohemi që korrupsioni duhet të luftohet në çdo lloj qelize, atëherë nuk do të kishte nevojë të bënim paralelizma, kush e ka më shumë, kush e ka më pak, por të gjithë duhet të punojmë që korrupsioni të luftohet, në radhë të parë, me zbatim të ligjit”. Aty ku ligjet nuk janë të mjaftueshme, ose ka nevojë për të mbushur boshllëqet, Topi shtoi se duhen bërë reforma dhe të gjitha ato që thuhen me fjalë duhet të realizohen me vepra.

Raportet me Berishën

Duke ushtruar detyrën e kreut të shtetit, Bamir Topi tregohet i kujdesshëm në përgjigjen e tij, teksa pyetet për marrëdhëniet me kryeministrin Berisha pas ndryshimeve kushtetuese. “Ju e keni parë që marrëdhëniet janë shumë institucionale. Pra, një njeri që okupon në një moment të caktuar një institucion, duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të zbatojë me shumë rigorozitet të gjitha konturet që i jep ligji pozicionit të tij. Ndërsa në marrëdhënie, patjetër që marrëdhëniet ndërinstitucionale janë të domosdoshme, sepse këto projektohen pastaj edhe në gjendjen psikologjike të shoqërisë. Kështu që, unë mendoj se nuk ka arsye të realizohet një pyetje e tillë, sepse ne shkojmë në mënyrë shumë korrekte”.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML