Fri, 25 Jul 2008 18:18:23
    

Lexoni versionin Print

Pa heqjen e imunitetit, lufta e korrupsionit demagogji

Presidenti i Republikës deklaroi dje se ligjëratat për luftën kundër korrupsionit mbeten retorikë, në rast se do ketë mbrojtje pas imunitetit. “Çështja e imunitetit të deputetit, në këndvështrimin tim, sepse është Parlamenti ai që do të vendosë dhe partitë politike, është e tillë që çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, sepse në rast se do të kemi mbrojtje pas imunitetit

n.p
Sat, 10 May 2008 08:10:00

 

Presidenti i Republikës mbështet nismën për heqjen e imunitetit të deputetëve

TIRANË- Presidenti i Republikës deklaroi dje se ligjëratat për luftën kundër korrupsionit mbeten retorikë, në rast se do ketë mbrojtje pas imunitetit. “Çështja e imunitetit të deputetit, në këndvështrimin tim, sepse është Parlamenti ai që do të vendosë dhe partitë politike, është e tillë që çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, sepse në rast se do të kemi mbrojtje pas imunitetit, atëherë të gjitha ligjëratat për korrupsionin mbeten në retorikë, mbeten demagogji. Kështu që, unë besoj që një nismë e tillë për të hequr imunitetin në mënyrë të vullnetshme, do të ishte një nismë e mrekullueshme”,- tha dje Topi.

Kreu i shtetit është pyetur dje edhe mbi ndryshimet kushtetuese, konkretisht mbi arsyen se pse ai e firmosi në një kohë aq të shkurtër, ndërkohë që vazhdon ende debati për një çështje të tillë.“Mund të ketë qenë dekreti që e kam firmosur në një kohë jashtëzakonisht të shpejtë, pra në një kohë rekord, sepse nuk kisha asnjë lloj mëdyshjeje për të firmosur ndryshimet që ishin me një mazhorancë prej 115 votash. Juve ndoshta e lidhni me apelin që unë kam bërë përpara, një apel që qëndron gjithmonë në të gjitha proceset dhe ka qenë një apel në parim, një apel shumë parimor. Gjërat e rëndësisë së veçantë gjithmonë duhet të konsultohen, duhet ekspertizë dhe mos e lidhni vetëm me momentin e ndryshimeve kushtetuese, por për gjithçka. Produktet që janë të faturuara, janë produkte që japin shansin që të jenë jetëgjatë, të krijojnë stabilitet në shoqëri dhe të mos ketë kontestim”,- tha ai

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML