Premte, 08 Gusht 2008 02:45:33
    

Lexoni versionin Print

Rama - Berisha replika për reformat në vend

Dy vjetori i nënshkrimit të MSA-së dhe sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, kanë ulur dje në një podium dy liderët e politikës shqiptare, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Fejzi Braushi
Shtune, 10 Maj 2008 08:37:00


Rama ka garantuar se opozita do të bashkëpunojë për reformat integruese

TIRANË- Dy vjetori i nënshkrimit të MSA-së dhe sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, kanë ulur dje në një podium dy liderët e politikës shqiptare, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në konferencën me temë “Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së- Roli i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, ku merrnin pjesë dhe ambasadorë të vendeve mike, si dhe shumë politikanë dhe drejtues të institucioneve kushtetuese, dy kundërshtarët politikë, Rama dhe Berisha, në emër të grupimeve politike që përfaqësojnë, kanë shfaqur hapur vullnetin e tyre për të bashkëpunuar për realizimin e të gjitha reformave integruese. Kështu, kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se pavarësisht dallimeve për çështjet e politikës së ditës, PS dhe e gjithë opozita është gatshme që të bashkëpunojë me qeverinë, për realizimin e aspiratës së të gjithë shqiptarëve: integrimin Euroatlantik. “Punët e opozitës dhe të qeverisë të jenë ndara prerazi kur është fjala për çështjet ku alternativat politike në demokraci, janë të papajtueshme, por jemi bashkë kur është fjala për axhendën kombëtare të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit”,- u shpreh Rama gjatë fjalës së vet.


Pothuajse në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili duke falënderuar opozitën për vullnetin pozitiv që ka treguar gjatë muajve të fundit, ka garantuar shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se do të mbështesë këtë bashkëpunim edhe për reformat e tjera integruese. Por duket se fryma e konsensusit dhe mirëkuptimit midis pozitës dhe opozitës mbetet vetëm tek kuadri i reformave integruese, pasi, siç treguan dhe fjalimet që mbajtën Rama dhe Berisha, midis tyre ekzistojnë shumë dallime sa i përket perceptimit lidhur me një sërë çështjesh me ndikim të fuqishëm në jetën e shqiptarëve, siç është varfëria, korrupsioni etj. Duke u ndaluar pikërisht tek këto çështje, kryesocialisti Rama, në prani edhe ambasadorëve dhe kryeministrit Berisha, ka shprehur mospajtimin e tij për punën e kryer nga qeveria për të përmirësuar jetën e qytetarëve, qoftë duke ofruar mjete shërbimi më të mira, por edhe duke luftuar fenomenin negativ të korrupsionit. “Ne nuk mund të jemi dakord kurrsesi me qeverinë për gjendjen ekonomike dhe shoqërore të vendit, për cilësinë e qeverisjes dhe situatën tejet të rëndë sot e gjithë ditën në sektorët jetikë dhe për këtë, ne mendojmë se kjo qeveri nuk e meriton rinovimin e besimit të shqiptarëve.

Ne nuk mund të jemi të kënaqur dhe as nuk mund të jemi të butë me gjendjen e korrupsionit në Shqipëri, kjo gjendje është përkeqësuar sipas nesh dhe këtë nuk e themi ne, këtë e shohim në studimet, në anketimet dhe çka tregojnë shqiptarët në ballafaqimin me shtetin, këtë e shohim në skandalet publike dhe objekt i hetimeve të prokurorisë”, - theksoi Rama. Ndërkohë që për këto çështje kryeministri Berisha, megjithëse ka pranuar praninë e tyre, ka bërë të ditur se situata është shumë më pozitive se më parë. “Realisht, korrupsion ka dhe është vërtetë një problem me të cilin ne po përballemi dhe do të vazhdojmë të përballemi çdo ditë. Por faktet janë thellësisht inkurajuese, faktet flasin se ka një kthesë thelbësore”, - u shpreh Berisha. Një çështje tjetër, për të cilën Rama dhe Berisha debatuan edhe jashtë formatit të paracaktuar të kësaj konference, ishte pikërisht çështja e tenderit të kartave të identitetit dhe garancia që shqiptarët vitin e ardhshëm të votojnë me një mjet të sigurt identiteti.

Duke marrë shkas nga shqetësimi që ngriti Rama gjatë fjalës së tij për këtë çështje, Kryeministri duke thyer edhe protokollin e kësaj konference ka replikuar me Ramën, ku megjithëse ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në mes të tenderit, ka hedhur poshtë çdo hije dyshimi për afera korruptive. Ai ka ftuar kryesocialistin dhe deputetët socialistë që të marrin dosjen e plotë të këtij tenderi dhe të hetojnë për çdo dyshim. Kjo ka sjellë dhe një kundërpërgjigje të kryesocialistit Edi Rama, i cili ka theksuar se hetimin duhet ta bëjë prokuroria dhe se ajo që i intereson opozitës është pikërisht garancia që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shqiptarët do të votojnë me karta të sigurta identiteti.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Berisah dhe Rama gjate konferences "Dy vjet nga nenshkrimi i MSA-se"


Maqedonia nuk pritet të hyjë në BE para vitit 2012

Çështja e emrit, mungesa e dialogut politik si dhe parregullsitë që

Hyseni: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML