Hene, 13 Tetor 2008 16:06:18

Lexoni versionin Print

Rama mban fjalën rindërton shtëpinë e tre jetimëve në Gërdec

Nëpërmjet një akti sa simbolik aq edhe konkret, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë dhe falë përkujdesjes së tij, ka bërë të mundur rindërtimin e shtëpisë së tre jetimëve Cani, viktima të tragjedisë së Gërdecit. Rindërtimi i shtëpisë nisi pikërisht më datën 30 mars të këtij viti, gjatë vizitës që kryetari i PS-së,

Shekulli
Diel, 11 Maj 2008 08:43:00

Nëpërmjet një akti sa simbolik aq edhe konkret, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën e dhënë dhe falë përkujdesjes së tij, ka bërë të mundur rindërtimin e shtëpisë së tre jetimëve Cani, viktima të tragjedisë së Gërdecit. Rindërtimi i shtëpisë nisi pikërisht më datën 30 mars të këtij viti, gjatë vizitës që kryetari i PS-së, Rama zhvilloi në fshatin Moçaj dhe ku ai u premtoi tre jetimëve të mbetur nga Tragjedia e Gërdecit, ndihmën e PS-së. Dje ky premtim u bë realitet, falë dhe ndihmës fizike simbol që kryesocialisti Rama dha në lyerje e murit të jashtëm të shtëpisë me bojë.
 
Rama e ka vlerësuar seme anë të kësaj ndihme kërkoi të japë mesazhin se, vendi dhe të prekurit e kësaj tragjedie, kanë nevojë për më shumë ndihmë konkrete sesa fjalë dhe retorika boshe të politikës. " Është gjëja më e lehtë, por edhe më e neveritshme, që kjo fatkeqësi të futet në të gjitha fjalimet e politikanëve, për të bërë sherr me njëritjetrin dhe për t'i rënë gjoksit se kush e do popullin më shumë. Ndoshta, ky akt, jo vetëm simbolik, por edhe konkret, ku ne ndihmuam tri jetimë, të mbetur pa nënë e pa baba, për të hyrë në shtëpinë e ëndrrave të prindërve të tyre, që u vranë për të ndërtuar këtë shtëpi dhe nuk ia arritën dot, besoj se jep një mesazh, që siç e thoshte Nënë Tereza: "Në vend të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri, bëj pak dritë", - u shpreh kryesocialisti. Ndërsa gjyshi i tre jetimëve, duke falënderuar kryesocialistin dhe PS-në për ndihmën e dhënë, i ka ngritur Ramës dhe shqetësimin lidhur me vlerësimet e padrejta që kanë dhënë Komitetet Shtetërore për pronat e shkatërruara."Komisioni ka vlerësuar shtëpitë, duke ju dhënë 4 milionë lekë këtyre jetimëve, ndërkohë që të tjerët, që nuk u është dëmtuar asnjë tjegull, kanë marrë nga 7-8 milionë lekë. Ju falënderojmë shumë ju si Kryetar i Partisë Socialiste, për këtë ndihmë maksimale që i dhatë tri jetimëve", - theksoi ai.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML