Fri, 25 Jul 2008 18:16:33
    

Lexoni versionin Print

Topi: "Drejtësia e keqe, pjell politikë të keqe"

Drejtësia e keqe, pjell një politikë të keqe. Me këtë bindje, në Ditën Botërore të Drejtësisë, kreu i shtetit, Bamir Topi ka vlerësuar se reformimi i sistemit të drejtësisë në të gjitha institucionet që e përbëjnë atë, është e vetmja mënyrë për t'i kthyer qytetarëve besimin tek shteti ligjor.

Fejzi Braushi
Sun, 11 May 2008 08:40:00

Drejtësia e keqe, pjell një politikë të keqe. Me këtë bindje, në Ditën Botërore të Drejtësisë, kreu i shtetit, Bamir Topi ka vlerësuar se reformimi i sistemit të drejtësisë në të gjitha institucionet që e përbëjnë atë, është e vetmja mënyrë për t'i kthyer qytetarëve besimin tek shteti ligjor. Me rastin e Ditës së Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi organizoi dje në Pallatin e Brigadave një ceremoni ku ishin të ftuar personalitete të shquara të fushës së të drejtës, me të cilët ndau qëndrimet dhe shqetësimet e tij në lidhje me sfidat që e presin ende këtë sistem. Në fjalën e tij të rastit, kreu i shtetit, duke iu referuar dhe sondazheve të kryera në vend, vuri në dukje se qytetarët vazhdojnë të jenë ende skeptikë ndaj dhënies së drejtësisë dhe kjo, sipas tij, vetëm sepse brenda institucioneve të drejtësisë veprojnë ende disa elementë të cilët i vënë vulën gjithë sistemit. "Statistikat, tashmë të botuara mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të policisë së shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, nuk janë për t'u lavdëruar. Skepticizmi i më shumë se 50% të qytetarëve tek drejtësia shqiptare, kërkon të pranojmë se sot ajo nuk konsiderohet ende e suksesshme", - u shpreh kryetari i shtetit, Bamir Topi.

Megjithatë ai ka pranuar se perceptimi i publikut ndaj drejtësisë kohët e fundit ka pësuar një ndryshim në kahun pozitiv, dhe kjo vetëm si pasojë e angazhimit të disa strukturave për të zbatuar ligjin. "Ka një shprehje të famshme, që thotë: "Është e lehtë të jesh i mirë, por nuk është e lehtë të jesh i drejtë" dhe vendimmarrja e drejtë apo e gabuar e gjyqësorit shqiptar, përbën ose një garanci të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ose një faturë të sh- trenjtë për të paguar në ngritjen e imazhit të dëmtuar të tij. Drejtësia është një kosto që duhet paguar me çdo kusht!", - është shprehur Topi. Pavarësisht vlerësimeve ende negative të perceptimit të qytetarëve, kreu i shtetit nuk ka ngurruar që vlerësojë si pozitive punën e kryer nga KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme. "Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe organi i Prokurorisë, tashmë kanë dhënë shenjat e para të angazhimit serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe në vitin 2008, të dhënat e sondazhit në nivel kombëtar për sektorin e drejtësisë, janë më të mira krahasuar me tre vite më parë", - tha Presidenti.

Presidenti ka gjetur rastin që t'i bëjë thirrje institucioneve të këtij sistemi, që të luajnë rolin e tyre aktiv në drejtim të transparencës, pavarësisë, luftës kundër fenomeneve korruptive e konfliktit të interesave, në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve tek shteti i së drejtës. Ai i ka inkurajuar ato se në rolin e kreut të shtetit, do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta mbrojtur këtë sistem nga ndikimet e jashtme. "Shpeshherë thuhet që politika e keqe, pjell një drejtësi të keqe. Unë mendoj se është e kundërta, drejtësia e keqe, pjell një politikë të keqe. Drejtësia është e shenjtë për të gjithë, nga zbatimi i saj varet mirëqenia materiale dhe shpirtërore e një kombi. Unë si President i Republikës, nuk jam patriarku i drejtësisë, por jam i dëshiruari i saj si të gjithë qytetarët. Unë mendoj se ata që bëjnë ligjet, janë njerëz shumë të zotë, por akoma më të zotë janë ata që i zbatojnë ato", - theksoi kreu i shtetit. Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie, kreu i shtetit, në shenjë nderimi dhe respekti për punën e kryer, dekoroi disa juristë të mirënjohur të vendit: Njazi Jahon, Spiro Peçin, Vladimir Kripton, Skënder Kaçupin etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Tirona: - 05-12-08
    Sa te veshtire do ta keshe te keshe njerez te drejte !!!

    Z.President do ta keshe shume te veshtire te pastrosh ne qeveri njerezite degjeneruar.Qe te punosh edhe me nje Drejtesi te paster e me nje politike te paster.
    Duhet vullnet vendosmeri dhe pafrikesi te pastrosh militantet e veriut apo e te kuqeve komuniste te PS apo te PD.Te uroje te beshe ate qe te ka lene porosi babai i juaj.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML