Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:06:14

Lexoni versionin Print

Leskaj: Berisha, presion gjyqësorit për Sefgjinin

Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj drejtuar kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, i akuzuar nga prokuroria për rrëmbim, keqtrajtim dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Shekulli
Diel, 11 Maj 2008 08:16:00

Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj drejtuar kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, i akuzuar nga prokuroria për rrëmbim, keqtrajtim dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj i ka bërë thirrje Kryeministrit që të reflektojë mbi qëndrimin e tij dhe të heqë dorë nga sfidimi i gjykatës, e cila ka dhënë masën e arrestit shtëpiak për Sefgjinin. "Jam edhe njëherë këtu, në emër të PS-së, për t'i kërkuarKryeministrit të vendit, shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të vënë nën akuzë për krimin e vrasjes, dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, derisa ai të reflektojë", - u shpreh Leskaj.
 
Ajo është shprehur se kryeministri Berisha, me mosshkarkimin e Drejtorit të Tatimeve, po inkurajon krimin që të sfidojë shtetin dhe drejtësinë në vend. "Mosshkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve po kthehet në një problem të madh për vendin pasi, duke marrë nën mbrojtje njeriun e akuzuar për krim, Kryeministri i ka dhënë kurajë krimit, të sfidojë shtetin. Ky është një rast unik, kur një i akuzuar për vrasje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, qëndron në detyrë të lartë shtetërore dhe nën mbrojtjen e vetë Kryeministrit të vendit", - u shpreh Leskaj. Ajo nuk ka ngurruar ta cilësojë hezitimin e kreut të ekzekutivit edhe si presion ndaj organeve të drejtësisë, për të mos e dënuar Sefgjinin. "PS mendon se qëndrimi i Kryeministrit, është njëherësh presion ndaj organeve të drejtësisë për bllokimin e procesit, për moszbardhjen e të vërtetës, për motive që lidhen me pozicionin e tij si President i Republikës, në kohën e ndodhjes së vrasjes kriminale", - tha Leskaj.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML