Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:51:53

Lexoni versionin Print

Topalli: Dekretet e Topit, sot në Komisionin e Ligjeve

Më në fund, Komisioni i Ligjeve do të mblidhet sot, për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, lidhur me emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje gjatë zhvillimit të seancës parlamentare se dekretet e Presidentit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë

N.P
Marte, 10 Qershor 2008 09:18:00

 

Kuvendi pritet të votojë dekretet, vetëm pas shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve

TIRANË- Më në fund, Komisioni i Ligjeve do të mblidhet sot, për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, lidhur me emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje gjatë zhvillimit të seancës parlamentare se dekretet e Presidentit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë, do të fillojnë të shqyrtohen sot. Gjatë gjithë ditës së djeshme, Kryetarja e Kuvendit mësohet të ketë zhvilluar konsulta të njëpasnjëshme me përfaqësues ligjorë dhe konstitucionalistë, me qëllim zgjidhjen e hendekut të krijuar për interpretimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndër të tjera sqaron se, “për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Kuvendi ka kompetencë të shqyrtojë jo vetëm përmbushjen e kritereve formale, por edhe meritën e emërimit të tyre”. Duke iu referuar pikërisht këtij vendimi, Kryetarja e Kuvendit ka bërë me dije se, “sipas vendimit, është Kuvendi i cili ka të drejtën për të shikuar në substancë dhe për të shqyrtuar dekretet”.

Në fakt, neni 111 i Rregullores së Kuvendit, thekson se, “Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën Komisionit për Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 7 ditëve shqyrton nëse kandidaturat i plotësojnë kriteret ligjore”. Përmbajtja në fjalë nuk është respektuar deri më tani, edhe pse dekretet e Topit, prej dy javësh vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e Kuvendit. Por Kryetarja e Kuvendit e ka një përgjigje. “Besoj se nesër do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, pasi kryetari i tij, Fatos Beja është kthyer pas një shërbimi të gjatë. Sapo komisionet t'i shqyrtojnë dekretet në meritë, në substancë, sikurse thotë vendimi i Kushtetueses, ne do t'i votojmë në seancë plenare",- u shpreh ajo. Në fakt, deklarata e Kryetares së Kuvendit, Topalli, ka qenë paksa surprizë, pasi vetëm në mesditë, njëri prej anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko, deklaroi se njoftimi ishte që sot në komision do të kalonin vetëm dy marrëveshje dhe asgjë tjetër.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML