Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:14:51

Lexoni versionin Print

Rama: PS, program për zhvillimin e fshatit

Ndërtimi i një programi të ri nga vetë shqiptarët, në qytet e fshat, ishte thirrja e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në fshatin Podgorie në qarkun e Korçës. Kryetari i PS-së, Rama ka ironizuar qeveritarët, që flasin shumë për integrimin, por realisht bëjnë pak për një Shqipëri të vërtetë evropiane. “Dëshirojmë shumë që, së bashku me ju, së bashku me të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët, të kthejmë faqen e një historie 17-vjeçare

n.p
Hene, 16 Qershor 2008 08:24:00


Kryetari i PS-së, Edi Rama vijoi rrugëtimin e tij në fshatrat e qarkut të Korçës

Podgorie- Ndërtimi i një programi të ri nga vetë shqiptarët, në qytet e fshat, ishte thirrja e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në fshatin Podgorie në qarkun e Korçës. Kryetari i PS-së, Rama ka ironizuar qeveritarët, që flasin shumë për integrimin, por realisht bëjnë pak për një Shqipëri të vërtetë evropiane. “Dëshirojmë shumë që, së bashku me ju, së bashku me të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët, të kthejmë faqen e një historie 17-vjeçare, e cila ka shkuar duke rënduar plagët shoqërore të vendit tonë dhe veçanërisht, duke thelluar plagët e fshatit tonë. Ne besojmë tek një Shqipëri e re, moderne dhe evropiane. Tek një Shqipëri e denjë për të gjithë këta fëmijë. Ne jemi të dëshiruar ta bëjmë këtë, sepse besojmë që nuk jemi as më pak të mençur, as më pak të zotë, dhe as më pak të gatshëm për të bërë sakrifica se fqinjët tanë, që sot vazhdojnë të ecin përpara, kurse Shqipëria zvarritet.
 

Zvarritet duke e parë Europën përditë e më larg, ndërkohë që çdo ditë dëgjon fjalime për Bashkimin Europian. Ne duam që fjalët t’i kthejmë në vepra, duam që këto dëshira t’i kthejmë në realitete për njerëzit tanë”,- tha dje Rama. Kryetari i PS-së tha se nukka rrugë më të mirë sesa ndërtimi i një politike të dëgjimit, komunikimit, dialogut. “Dua t’ju garantoj sot, se ky “Dialog me Shqipërinë”, qytet më qytet dhe fshat më fshat, për të dëgjuar të gjithë ju, lidhur me problemet e mëdha dhe me rrugët e zgjidhjes së këtyre problemeve në fshat, do të na japë në dorë instrumentet e nevojshëm për të ndërhyrë ashtu si duhet dhe aty ku duhet. Kemi ardhur këtu t’ju dëgjojmë dhe do të vijmë përsëri, përpara se të vijmë për të kërkuar votën, të cilën do t’ua kërkojmë duke ju premtuar ato që mund të bëjmë realitet, bazuar në një program që po e shkruajmë me të gjithë shqiptarët, duke i dëgjuar në 300 komuna, mbi 10 mijë bujq e fermerë, mendime të cilat i konsultojmë me ekspertët tanë dhe ata të huaj. Në këtë mënyrë, do të ndërtojmë një program i cili do të jetë zhvillim për fshatin”,- tha ai.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML