Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:58:46

Lexoni versionin Print

Kuvend, Fatmir Mediut i hiqet imuniteti

Nga mbrëmë, Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është pa imunitet. Pas gati dy muajsh nga paraqitja e dosjes së organit të akuzës, Kuvendi votoi mbrëmë me kuti të fshehtë pro kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndjekje penale ndaj deputetit Fatmir Mediu.

Fejzi Braushi
Marte, 17 Qershor 2008 08:14:00

 

Kuvendi miratoi me votim të fshehtë, kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndjekje penale Mediut

TIRANË- Nga mbrëmë, Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është pa imunitet. Pas gati dy muajsh nga paraqitja e dosjes së organit të akuzës, Kuvendi votoi mbrëmë me kuti të fshehtë pro kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit për ndjekje penale ndaj deputetit Fatmir Mediu. 101 deputetë i kanë thënë pro-heqjes së imunitetit, 23 deputetë të tjerë kanë qenë kundër, dhe 2 kanë abstenuar. Sekretariati i votimit i përbërë nga Aldo Bumçi, Arjan Madhi dhe Besnik Dervishi, ka evidentuar edhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Para zhvillimit të votimit, seanca, ku ishte i pranishëm edhe Zëvendësambasadori Amerikan, është njohur në fillim me raportin e Këshillit të Imuniteteve dhe më pas ka dëgjuar fjalën e vetë ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të Prokurorisë drejtuar atij.

Ai ka argumentuar se, organi i akuzës nuk përcaktoi para së gjithash aktet ligjore ku ishte bazuar për të vërtetuar akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e tij. Megjithatë, përpos qëndrimit të përsëritur të mbajtur nga Mediu, kryetari i republikanëve ka pohuar se demontimi i armëve në Gërdec ka qenë i gabuar. Ai ka shtuar se nuk ka pasur marrëdhënie me Delijorgjin apo kompaninë amerikane, duke mbështetur konkluzionet e shumicës në Këshillin e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit sa i përket përgjegjësisë që, sipas tij, kanë pasur forcat ushtarake në këtë proces. Por pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga Mediu, është organi i akuzës tashmë që do të ndjekë procedurat ligjore për të vërtetuar edhe materialet voluminoze që ajo dërgoi pranë Kuvendit, lidhur me përgjegjësitë e ish-ministrit të Mbrojtjes për tragjedinë e Gërdecit. Sipas materialeve të dërguara me hollësi nga organi i akuzës pranë Kuvendit, thuhet se ish-ministri Mediu ka iniciuar projektligjin për demontimin pas takimit me përfaqësuesin e “Southern Ammunition”, Patrick Henry III, që pavarësisht se u mohua edhe mbrëmë nga Mediu, Prokuroria e ka të dokumentuar me dëshmi dhe deklarata të ndryshme dhe çdo akt i ndërmarrë pastaj nga ish-ministri për organin e akuzës, ka pasur si qëllim, plotësimin e interesave të dy kompanive, “SAC” dhe "Alba Demil".

Ndërkohë, sipas materialeve shtesë, shkeljet që ish-ministri Mediu ka kryer, nisin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u vendos draft-oferta për demontimin e municioneve të kalibrit të vogël, duke paracaktuar kështu kompaninë "Alba Demil". Sipas akuzës, shkeljet vijojnë edhe me urdhrat e kundraligjshëm për ngritjen dhe caktimin e ish-Repartit të Tankeve në Gërdec, si vend i demontimit të municioneve, urdhërimin e Forcave të Armatosura të transportonin municionin drejt Gërdecit, heqjen e kompetencave të Shtabit të Përgjithshëm duke ia kaluar Komandës së Forcave të Bashkuara. Sipas materialeve dërguar në Kuvend, me ngjarjen që ndodhi në Gërdec, janë cenuar rëndë një sërë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cenimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit, në raport me komunitetin, shoqërinë dhe më gjerë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML