Hene, 08 Shtator 2008 12:43:28

Lexoni versionin Print

Afera shqiptare në arrestimin e Diverolit

WASHINGTON- Presidenti 22-vjeçar i kompanisë së armëve AEY dhe tre bashkëpunëtorë të tij u akuzuan të premten për shitjen e municioneve të ndaluara Pentagonit, në projektin për mbështetjen e ushtrisë afgane në luftën e saj kundër talebanëve. Gjykata Federale në Majemi e ka akuzuar tregtarin e municioneve, Efraim Diveroli, si dhe dy ish-vartësit e tij dhe një bashkëpunëtor në biznes për mashtrim në prezantimin e municioneve që ata i shitën Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, si pjesë e një kontrate prej 298 milionë dollarësh.

E.Janina
Diel, 22 Qershor 2008 09:44:00

 

Prokuroria e Floridës zbulon skemën e mashtrimit të Diverolit, nëpërmjet ripaketimit të municioneve në Shqipëri
Kontraktori i qeverisë shqiptare dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen për mashtrimin e SHBA-ve

WASHINGTON- Presidenti 22-vjeçar i kompanisë së armëve AEY dhe tre bashkëpunëtorë të tij u akuzuan të premten për shitjen e municioneve të ndaluara Pentagonit, në projektin për mbështetjen e ushtrisë afgane në luftën e saj kundër talebanëve. Gjykata Federale në Majemi e ka akuzuar tregtarin e municioneve, Efraim Diveroli, si dhe dy ish-vartësit e tij dhe një bashkëpunëtor në biznes për mashtrim në prezantimin e municioneve që ata i shitën Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, si pjesë e një kontrate prej 298 milionë dollarësh. Sipas padisë së ngritur, Diverolidhe kolegët e tij kanë shtuar në mënyrë të padrejtë përfitimet e tyre, duke dërguar me anije në Afganistan fishekë kinezë, por duke i deklaruar ato si shqiptarë. Kontrata e firmosur prej tyre me Ushtrinë si dhe ligjet amerikane e ndalojnë tregtinë e armëve kineze.

***

Një avokat i Diverolit në Majemi, Howard Srebnick ka hedhur poshtë akuzat me anë të një e-maili, duke thënë se ndalesa në ligjin amerikan aplikohet vetëm për armët kineze të blera pas vitit 1989, si përgjigje për masat e ndërmarra kundër protestuesve në sheshin Tiananmen, ndërkohë që kompania e drejtuar prej Diverolitka blerë në Shqipëri municion të prodhuar në Kinë mes viteve 1960-1970. Akuzat vijnë pas një hetimi federal që filloi vitin e kaluar dhe që zbuloi se me paratë e qeverisë amerikane janë blerë fishekë kinezë në Shqipëri, për të furnizuar ushtrinë afgane. Në mars të këtij viti, Ushtria Amerikane pezulloi kompaninë e Diverolit nga kontratat e ardhshme, pasi u vërtetua se ai kishte dërguar disa anije me fishekë kinezë në Afganistan, duke pohuar se ato ishin prodhuar në Hungari. Një muaj më pas, Departamenti i Shtetit pezulloi gjithë aktivitetin në eksporte të kompanisë, duke bllokuar gjithë biznesin. “Ky është një zhvillim për të kthjelluar çështjen. Sa më shumë mësojmë rreth kompanisë AEY, aq më shumë pyetje kemi”,-pohoi Henry Waxman, demokrati që drejton Komitetin qeveritar të reformave. Para se akuzat të bëheshin publike, ky komitet kishte pohuar se do të bëhej një seancë dëgjimore të martën e ardhshme, rreth aktivitetit të AEY-së.

***

Përveç Efraim Diverolit, akuza janë ngritur edhe kundër ish-zv.presidentit të AEY-së, David Packouz, një masazhator i licencuar ky, Alexandër Podrizki, përfaqësuesi i kompanisë në Shqipëri si dhe Ralf Merrill, bashkëpunëtorit në biznes të Diverolit në Utah, i cili ka dhënë suport financiar si dhe asistencë manaxheriale. Avokati i David Packouz, Ken Kukec refuzoi të jepte një koment, ndërsa avokatët e të akuzuarve të tjerë nuk mund të kontaktoheshin për komente.Në janar të vitit 2007, ushtria amerikane ka firmosur një kontratë prej 298 milionë dollarësh me kompaninë AEY, për furnizimin me municion të forcave të sigurisë afgane, të cilat luftojnë kundër Al-Kaedas dhe talebanëve. Sipas padisë, kontrata kishte si kusht blerjen e fishekëve funksionalë dhe të sigurtë. Kontrata ndalonte blerjen e drejtpërdrejtë ose jo të municioneve kineze. Marrë nga “New York Times”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML