Premte, 29 Gusht 2008 08:49:52

Lexoni versionin Print

Brace: Trafiku i armëve, Berisha të hetohet

Partia Socialiste kërkon hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës pas arrestimit të Presidentit 22-vjeçar të kompanisë “AEY”, Efraim Diverol, i cili u akuzua të premten e javës së kaluar për shitjen e municioneve të ndaluara Pentagonit

N. Perndoj
Hene, 23 Qershor 2008 08:20:00

 

Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Braçe flet për një hetim të plotë e gjithëpërfshirës

TIRANË- Partia Socialiste kërkon hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës pas arrestimit të Presidentit 22-vjeçar të kompanisë “AEY”, Efraim Diverol, i cili u akuzua të premten e javës së kaluar për shitjen e municioneve të ndaluara Pentagonit, në projektin për mbështetjen e ushtrisë afgane në luftën kundër talebanëve. “Të zhvillohen hetime të mëtejshme, të plota, të gjithanshme, gjithëpërfshirëse, të papenguara nga statusi politik i personave të përfshirë në krim, për këtë krim të ri që hedh dritë për një tjetër aferë kriminale ku është përfshirë qeveria e Sali Berishës dhe që ndodhet përtej krimit tjetër të Gërdecit”,- tha dje nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Braçe. Ky i fundit, shtoi se, “në akt-akuzën e ngritur nga prokurorët amerikanë del në dritë të diellit, implikimi i qeverisë së Sali Berishës, një bandë kriminale që ka komplotuar kundër SHBA-së, me qëllimin e ulët të përfitimeve e të pasurimit të paligjshëm të tyre.

Mjafton t’u citoj pikën 3 të akt-akuzës, qëllimi i komplotit, në të cilën thuhet se: “të pandehurit kishin si qëllim për këtë komplot, të pasuronin në mënyrë të padrejtë veten e tyre dhe të gëzonin përfitimet, duke fshehur dhe keq-prezantuar faktin që municionet që ishin parashikuar në vijim të kontratës kishin origjinë nga Kina”. Pikërisht për këtë arsye, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, theksoi se kryeministri Berisha nuk mund të largojë veten dhe familjen e tij nga ky skandal. “Ai nuk mund të thotë më edhe për këtë krim që nuk dinte gjë, sepse është e vërtetë tërësisht e kundërta. Sali Berisha ka bërë ç’është e mundur për ta favorizuar këtë skandal, deri në hartimin dhe miratimin me dhunë dhe në mënyrë të përshpejtuar të një ligji për tregtimin e armëve dhe municioneve, nenet e të cilit për ri-eksportin e municioneve dhe armëve, përkojnë në kohë dhe në përmbajtje me përpjekjet me shkrim të Efraim Diverolit për të bindur e marrë miratimin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për leje për tregtimin e municioneve dhe armëve”,- tha Braçe, duke shtuar se Kryeministri bëri çmos për fshehjen e këtij skandali, me qëllim të shpëtonte veten, familjen dhe qeverinë e tij nga përgjegjësia dhe ndëshkimi ligjor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML