Hene, 13 Tetor 2008 15:53:58

Lexoni versionin Print

Ndryshimet në kod, PS ka gati draftin

Partia Socialiste ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një ditë pas kërkesës për ngritjen e komisionit parlamentar, Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se socialistët kanë gati draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dokumenti në fjalë, që është fryt i punës së një grupi ekspertësh në PS,

N.Perndoj
Hene, 23 Qershor 2008 08:25:00

 

Sekretari për Çështjet Ligjore flet për nismën. PD pozicionohet sërish në mbështetje

 

TIRANË- Partia Socialiste ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një ditë pas kërkesës për ngritjen e komisionit parlamentar, Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se socialistët kanë gati draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dokumenti në fjalë, që është fryt i punës së një grupi ekspertësh në PS, ka marrë formën përfundimtare. Megjithatë sekretari ligjor, Xhafaj nuk zbulon detaje të këtyre ndryshimeve, të cilat do të jenë objekt i diskutimit në komisionin parlamentar që do të ngrihet kësaj jave. Duke qenë se punimet e Kuvendit do të mbyllen pikërisht në datën 15 Korrik, Xhafaj është shprehur nuk ka kohë për të humbur dhe se ndryshimet në kod, duhet të miratohen brenda këtij sesioni. “Jemi në limitet e fundit. Në shtator, Kodi duhet të jetë gati. Duhet të miratohet brenda këtij sezoni. Vonesa në kohë mund të vërë në pikëpyetje procesin e ardhshëm elektoral. Pasi ka disa afate kur duhet të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme”,- tha Xhafaj. Dy ditë më parë ishte kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, Valentina Leskaj e cila propozoi që brenda kësaj jave të ngrihet Komisioni për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare, për t’i dhënë udhë procesit. Ajo shprehu shqetësimin e opozitës në lidhje me vonesën e procesit për reformën zgjedhore.

Kryetarja e grupit parlamentar shprehu gatishmërinë e PS-së për të punuar më të gjithë faktorët në këtë drejtim. Një deklaratë kjo, që me sa duket ka marrë miratimin paraprak edhe të Partisë Demokratike. Kjo, sepse si rrallëherë demokratët janë shfaqur tepër të gatshëm për të mbështetur nismën e PS-së. Edhe dje, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi deklaroi se maxhoranca është gati për fillimin e punës së një komisioni të posaçëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nisma e Partisë Socialistë për ngritjen e komisionit vjen pas dështimit të Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Edhe pse me Vendim të Kuvendit, komisioni në fjalë u ngrit plot dy vjet me parë, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, klasa politike shqiptare nuk bëri asgjë. Komisioni, mandati i të cilit u shty disa herë, kishte për detyrë përgatitjen e amendamenteve të nevojshme të kuadrit ligjor për arritjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në Raportin e Komisionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare 2005.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML