Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:45:03

Lexoni versionin Print

Dekretet, asnje shenje kompromisi mes paleve

Palët e përfshira në konfliktin e dekreteve të rrëzuara për anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë nisur aksione veçmas, vetëm pak orë pas “dushit” të ndërkombëtarëve për atë që ndodhi në seancën e 16 qershorit.

N.Perndoj
Hene, 23 Qershor 2008 08:32:00

 

 

Ndërsa në Presidencë duhen edhe 48 orë për depozitimin e emrave për anëtarë gjykate, PD vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim

TIRANË- Palët e përfshira në konfliktin e dekreteve të rrëzuara për anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë nisur aksione veçmas, vetëm pak orë pas “dushit” të ndërkombëtarëve për atë që ndodhi në seancën e 16 qershorit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pasi dënoi publikisht votimin “me urdhër” partie për emërimet në fushën e drejtësisë, ka ngritur një grup pune, i përbërë nga specialistë të njohur të ligjit dhe nga juristë të karrierës, të cilët do të japin asistencë juridike në përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për anëtarët e rinj të kësaj Gjykate. Ndërkohë, Partia Socialiste është angazhuar të ndryshojë Rregulloren, me qëllim që dekretet e Presidentit të mos bllokohen në Kuvend, por të kalojnë menjëherë në seancë. Megjithatë PS ka propozuar që të shtohet edhe një pikë e nenit të rregullores, ku ndër të tjera thuhet se, “komisionet përkatëse, janë të detyruar të zhvillojnë seanca dëgjimore për çdo kandidat apo kërkesë”. Një përmbajtje kjo që u ka pëlqyer jo pak edhe përfaqësuesve të PD-së, drejtues të së cilës janë shprehur të gatshëm për ta mbështetur, duke u shprehur në të njëjtën kohë për gazetën se, PD nuk ka ndryshuar asnjë presje nga qëndrimet e mëparshme. Jo më larg se dy ditë më parë, edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi deklaroi se Parlamenti i ka instrumentet e tij, që të shmangin krizën me Presidentin.

Ndërsa PD vazhdon t’i mbetet qëndrimit të saj, kandidatët që mendojnë të konkurrojnë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, kanë edhe 48 orë kohë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e dokumentacionit në Presidencë. Të mërkurën do të mblidhet grupi i punës, që nga java e shkuar është krijuar pranë presidentit Bamir Topi, për të administruar të gjitha kandidaturat që do të paraqiten. Në mbledhjen e parë të këtij grupi, gjatë së cilës u përcaktua metodologjia dhe programi i punës, presidenti Topi bëri të qartë se përveç kritereve ligjore, janë dhe disa vlerësime profesionale, duke shtuar se, më mirë se profesionistët, një gjë të tillë nuk mund ta bënte politika. Gjatë fjalës së tij, Topi theksoi se e drejta ekskluzive e propozimit të emrave për anëtarë të Gjykatës së Lartë ishte e tij dhe jo e Kuvendit. “Për hir të së vërtetës, zhvillimet e kohëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kanë qenë në sinkron me pritshmërinë që me cilësinë e Presidentit të Republikës kam pasur në ushtrimin e kompetencave direkt të përcaktuara nga Ligji Themelor i Shtetit”,- u shpreh Topi. Qëndrimi i këtij të fundit, por edhe i PD-së, duket se i vë palët në pozicionet e mëparshme, duke paralajmëruar ndoshta një “furtunë” të dytë në momentin e depozitimit të dekreteve në Kuvend.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML