Hene, 13 Tetor 2008 16:08:05

Lexoni versionin Print

Gara, 5 dekretet e rrëzuara të Topit, sërish në lojë

Pesë dekretet e rrëzuara të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për Gjykatën e Lartë, janë sërish në lojë. Kjo kuptohet fare mirë, në rast se i hedhim një sy listës së 60 emrave të depozituara deri mbrëmë vonë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në listën e kandidatëve përfshihen të pesë emrat, Altina Xhoxhaj,

N.Perndoj
Marte, 24 Qershor 2008 08:23:00

 

Në listën e kandidaturave pikasin edhe emra të tjerë, si ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi

 

TIRANË- Pesë dekretet e rrëzuara të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për Gjykatën e Lartë, janë sërish në lojë. Kjo kuptohet fare mirë, në rast se i hedhim një sy listës së 60 emrave të depozituara deri mbrëmë vonë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në listën e kandidatëve përfshihen të pesë emrat, Altina Xhoxhaj, Artan Zeneli, Medi Bici, Zamir Poda dhe Kristaq Traja, të cilët kanë depozituar sërish në Presidencë kandidaturën e tyre për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë në listën e kandidaturave të bie në sy edhe emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, i cili aktualisht është avokat dhe pedagog i lëndëve penale në Shkollën e Magjistraturës. Në listën e kandidaturave janë përfshirë edhe emra të tjerë, si Neshat Fana, i cili ka punuar në organin e Prokurorisë për 11 vjet, Kristofor Peçi, Vjollca Meçaj, si ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e deri tek emri i ish-zv-ministrit të Drejtësisë, Përparim Sanxhaku. Ndërkohë, sonte në darkë skadon edhe afati i depozitimit të dokumenteve nga të gjitha ata që kërkojnë të kandidojnë për anëtarë në Gjykatën e Lartë. Me qëllim mbrojtjen, garantimin dhe zbatimin e Kushtetutës, si dhe ruajtjen e parimit të pavarësisë institucionale, Presidenti i Republikës vendosi të ngrejë një grup pune me qëllim asistencën në përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Grupi i ekspertëve, që përbëhet nga 9 anëtarë, do të ketë për objektiv asistencën ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe do të funksionojë për një periudhë 10 ditore. Pikërisht nesër, grupi juridik i transparencës do të shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve. Ky grup mund të kërkojë informacione shtesë, të sugjerojë standarde dhe kritere të tjera që lidhen me etikën, moralin, nivelin profesional të kandidatëve, si dhe, kur e çmon të arsyeshme mund të intervistojë një pjesë të tyre. Ndërsa e drejta ekskluzive e propozimit të emrave për anëtarë të Gjykatës së Lartë i takon Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

 

Kandidatët që kanë paraqitur kërkesë për emërim në Gjykatën e Lartë

Arben Ristani

Aleksandër Muskaj

Zamir Poda

Guxim Zenelaj

Lefter Jahaj

Arjana Fullani

Agim Bendo

Arben Rakipi

Hysni Demiraj

Burham Malevi

Artan Zeneli

Kristaq Traja

Neshat Fana

Vangjel Kallço

Andi Çeliku

Kristofer Peçi

Pranvera Strakosha

Gjovalin Përnoca

Artur Selmani

Evelina Qirjako

Fiqrete Mullaj

Fatmira Luli (Bileri)

Skënder Demiraj

Gjet Kola

Elida Take

Petraq Çurri

Medi Bici

Pajtim Hoxha

Ilir Shurdhi

Rexhep Bekteshi

Musa Breçani

Vasil Bendo

Musa Halili

Kostika Çobanaqi

Hanëme Bakia

Artan Broci

Admir Thanza

Vjollca Meçaj

Hysen Keta

Gjin Gjoni

Bashkim Çami

Bujar Sheshi

Arben Qeleshi

Valentina Teodoresku

Vexhi Muçmata

Marenglen Rrapi

Sinan Tafaj

Violanda Theodhori (Donato)

Valentina Sadiraj

Agron Cami

Zamir Moçka (Stefani)

Agron Zhukri

Fatos Dervishi

Zef Nikaj

Përparim Sanxhaku

Dalip Bushi

Besnik Çollaku

Altina Xhoxhaj

Mimoza Arbi

Mariana Shegani (Dedi)

Roland Mici


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML