Premte, 29 Gusht 2008 08:32:47

Lexoni versionin Print

Dekretet, Topi u shkruan partive politike

Në përfundim të afatit për depozitimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka dërguar letër krerëve të partive politikeparlamentare.

N.Perndoj
Merkure, 25 Qershor 2008 08:12:00

 

Presidenti shmang kontaktet direkte me partitë. U sugjeron që të japin sugjerime për standardet

TIRANË- Në përfundim të afatit për depozitimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka dërguar letër krerëve të partive politikeparlamentare. Duke dashur të shmangë ndonjë debat të mundshëm që mund të lindë mes institucionit që ai drejton dhe Kuvendit, kreu i shtetit u ka dërguar partive politike një letër pikërisht për procesin, që do të ndiqet lidhur me kandidaturat. Megjithatë, Presidenti i Republikës ka shmangur kontaktet direkte me drejtues të partive politike lidhur me kandidaturat. Kjo duket qartë në përmbajtjen e letrës përmes së cilës Presidenti i Republikës u kërkon partive politike që deri ditën e hënë, më 30 qershor 2008, të paraqesin pranë grupit të punës për asistencë ligjore mendime dhe sugjerime rreth standardeve dhe kritereve, që mund të konsiderohen në përzgjedhjen e kandidaturave të anëtarëve të Gjykatës Lartë.

Në këtë mënyrë, sërish kreu i shtetit Topi u bën të qartë partive politike se e drejta ekskluzive për të caktuar emrat do të jetë vetëm e tij dhe se forcat politike në këtë rast kanë të drejtë që të japin vetëm sugjerime lidhur me standardet që do të ndiqen. Drejtoria e Informimit Publik e institucionit të Presidencës njoftoi dje se gjatë këtij procesi të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mbledhura do të paraqiten tek Presidenti i Republikës, i cili në mbështetje të dispozitave të Kushtetutës ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së emrave ndërmjet kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Deri dje në mesditë numri i aplikuesve për vendet vakante në Gjykatën e Lartë ka arritur në 105 vetë. Në listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë janë përfshirë edhe emrat e rrezuar pak kohë më parë nga Kuvendi. Ndërkohe të gjitha aplikimet e dorëzuara po përpunohen në zyrën juridike të institucionit të Presidentit, për t’ia paraqitur më pasgrupit të punës së ngritur nga Presidenti Topi për asistencë ligjore. Pikërisht ky grup pune i ekspertëve ligjorë do të mblidhet për të diskutuar dhe shqyrtuar kërkesat e mbërritura në Presidencë, si dhe për t’i paraqitur Kreut të shtetit sugjerimet e tij për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML