Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:49:42

Lexoni versionin Print

Beja: Dekretet, s’pranojmë emrat e rrëzuar nga Kuvendi

Mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, asnjë prej pesë kandidaturave të rrëzuar një herë nga Kuvendi. Një vendim të tillë e ka bërë të ditur dje për mediat nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve

Fejzi Braushi
Enjte, 26 Qershor 2008 08:21:00

 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Sabri Godo shprehen kundër rikandidimit të emrave të rrëzuar nga Kuvendi

 

TIRANË- Mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, asnjë prej pesë kandidaturave të rrëzuar një herë nga Kuvendi. Një vendim të tillë e ka bërë të ditur dje për mediat nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, i cili është shprehur qartë se dekretet e rrëzuara një herë, nuk mund të përfshihen më në listën e kandidatëve që Presidenti do t’ia paraqesë përsëri legjislativit për dhënie pëlqimi. “Unë nuk mund të paragjykoj kandidaturat që do të vijnë, pasi nuk mund të merrem me zëra të hedhura se çdo të bëjë Presidenti. Dekretet për të cilat mbaroi procesi kuptohet se nuk mund të përfshihen më”, - theksoi deputeti demokrat Fatos Beja. Në të njëjtën linjë qëndrimi është shprehur edhe Presidenti i Asamblesë së Republikanëve, Sabri Godo, i cili ka theksuar se do të ishte e pamoralshme, por edhe joligjore, që kreu i shtetit të paraqiste përsëri ndonjë prej kandidaturave për të cilat Kuvendi është shprehur një herë kundra. Kjo, sipas tij, do të sillte jo zgjidhjen e këtij ngërçi, por vazhdimin e kësaj situate aspak të pëlqyeshme për marrëdhëniet midis dy institucioneve kryesore në vend, pra, Presidentit dhe Kuvendit. “Nuk është as juridikisht dhe as moralisht e pranueshme që një kandidaturë që u hodh një herë poshtë nga Kuvendi, t’i paraqitet për së dyti.

Unë lexova me kureshtje emrat që janë kandiduar dhe në radhët e tyre, ka emra me të vërtetë të shkëlqyer”,- tha Godo. Një reagim i tillë i mazhorancës vjen pas publikimit të faktit se në listën e re prej 105 emrash, bëjnë pjesë dhe 5 kandidatët e rrëzuar një javë më parë nga Kuvendi. Ndërkohë, nga ana tjetër, shumica qeverisëse është e vendosur që t’i shkojë deri në fund idesë së saj për të dubluar kompetencat e Presidentit përsa i përket kontrollit dhe verifikimit të të gjitha kandidaturave që do të paraqiten për t’u votuar më pas në seancë. Kështu Beja, si nismëtar për amendimin e Rregullores së Kuvendit për këtë çështje, ka bërë të ditur se është Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet ai që do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për ndryshimin e Rregullores në nenin 111 të saj, që përcakton dhe procedurën që duhet të ndjekë Kuvendi në dhënien e pëlqimit për kandidaturat e propozuara nga Presidenti.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML