Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:15:36

Lexoni versionin Print

Svoboda: Reforma zgjedhore, edhe me dy partitë e mëdha

Përpjekjet e disa partive të vogla për të zhvlerësuar vendimin e Kuvendit sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kanë marrë një goditje të fortë edhe nga përfaqësuesit e lartë të Brukselit zyrtar.

Fejzi Braushi
Premte, 27 Qershor 2008 08:27:00

 

Zv-presidenti i grupit parlamentar i deputetëve socialistë në PE, Hannes Svoboda mbështet ndryshimet kushtetuese

TIRANË- Përpjekjet e disa partive të vogla për të zhvlerësuar vendimin e Kuvendit sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kanë marrë një goditje të fortë edhe nga përfaqësuesit e lartë të Brukselit zyrtar. Pas eurodeputetëve Doris Pack dhe Dirk Lange, një mesazh të qartë për këtë çështje ka përcjellë dje edhe zëvendëspresidenti i grupit parlamentar të deputetëve socialistë në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda. Duke komentuar pikërisht zhvillimet e muajve të fundit në Kuvend dhe në veçanti reformën kushtetuese, ai ka shprehur qartë vlerësimin e tij se, për sa kohë reformat kanë marrë pëlqimin e dy partive të mëdha, ato janë ligjore dhe plotësisht të pranueshme, pavarësisht mospëlqimit nga faktorë periferikë të politikës shqiptare. “Janë partitë e mëdha ato që duhet të marrin vendimet në Parlament. Pavarësisht nëse duan apo jo partitë e vogla, një gjë e tillë nuk mund të kritikohet”,- është shprehur numri dy i deputetëve eurosocialistë, Hanes Svoboda. Ai nuk ka ngurruar t’i japë një kundërpërgjigje indirekte edhe pretendimeve të të vegjëlve të klasës politike shqiptare, të cilët akuzojnë dy partitë e mëdha për një pakt të fshehtë mes tyre. Sipas Svobodës, konsensusi për miratimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese ka qenë i imponuar nga faktori ndërkombëtar, që asiston nga afër zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. “Kemi kërkuar konsensus dhe kjo është provë e saj”, - theksoi Hanes Svoboda, duke bërë të qartë gjithashtu se kjo mbetet rruga e vetme për afrimin sa më shumë të Shqipërisë drejt standardeve të BE-së.

Kjo frymë, sipas tij, duhet të ekzistojë edhe për realizimin e reformës zgjedhore, si një domosdoshmëri për reflektimin e atyre detyrimeve që lindin nga ndryshimi i sistemit zgjedhor në Kushtetutë. Për Svobodën, i rëndësishëm mbetet aplikimi i një sistemit në mënyrë të drejtë, si e vetmja mundësi për të realizuar një “peshim” të saktë të të gjitha partive politike. “Reforma zgjedhore është e nevojshme për një vend të vogël si Shqipëria, për të shoshitur partitë eficiente nga ato fantazma”, - tha Svoboda. Zyrtarët e lartë të Brukselit i kanë vendosur ditët e fundit klasës politike shqiptare në përgjithësi dhe dy forcave të mëdha, në veçanti, shtatorin si afatin e fundit të realizimit reformës zgjedhore. Kjo, sipas tyre, del si një detyrim për t’i hapur rrugë më pas realizimit të infrastrukturës së duhur zgjedhore, duke filluar nga pajisja me karta identiteti, listat e zgjedhësve etj. Për realizimin e këtij detyrimi duket se dy partitë e mëdha kanë rënë parimisht dakord dhe pritet që javën e ardhshme të fillojnë nga puna konkrete. Në funksion të këtij qëllimi, duket se Partia Socialiste pritet që të paraqitet në tryezën e komisionit të reformës me një draft të posaçëm për ndryshimet e nevojshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML