Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:10:11

Lexoni versionin Print

PS-Topit: Kandidatët, jo mbi kritere politike e klienteliste

Krejt ndryshe nga PD e shohin socialistët gjyqtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë. Në letrën e dërguar dje Presidentit të Republikës, Partia Socialiste nuk paragjykon të kaluarën e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Të vetmet kritere për partinë më të madhe të opozitës mbeten profesionalizimi, integriteti moral dhe transparenca në deklarimin e pasurisë.

Nevila Perndoj
Shtune, 28 Qershor 2008 08:19:00

 

Grupi parlamentar i PS-së, ndryshe nga PD i bazon propozimet e saj vetëm mbi profesionalizimin

TIRANË- Krejt ndryshe nga PD e shohin socialistët gjyqtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë. Në letrën e dërguar dje Presidentit të Republikës, Partia Socialiste nuk paragjykon të kaluarën e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Të vetmet kritere për partinë më të madhe të opozitës mbeten profesionalizimi, integriteti moral dhe transparenca në deklarimin e pasurisë. Në letrën e dërguar dje Sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit, Aleksandër Flloko, kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, Valentina Leskaj, në emër të kryesisë së këtij grupi, rikonfirmoi se për socialistëtmbetet shumë i rëndësishëm përshpejtimi i procesit për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, pasi ky institucion vazhdon të jetë në kushtet e mosfunksionimit normal të tij. Sipas Leskajt,në përzgjedhjen e kandidaturave, para së gjithash, socialistëtkonsiderojnë të rëndësishme respektimin e kritereve që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë dhe kuadri ligjor në fuqi, ndërkohë që shprehen të gatshëm që në kuadër të reformës në drejtësi, të japin kontributet në përmirësimin e tyre.

“Ne çmojmë se në procesin e përzgjedhjes, shqyrtimit dhe të votimit të kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, duhet t’u jepet përparësi kritereve që: i garantojnë gjyqësorit juristë me integritet moral, dëshmojnë nivel të lartë profesional, duke gjykuar mbi bazën e karrierës, vlerave dhe rezultateve pozitive të shfaqura prej tyre në ushtrimin e detyrës, nuk u janë provuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, kanë dëshmuar transparencë në deklarimin e pasurisë, i provojnë vlerat profesionale edhe përmes rekomandimeve nga të paktën tre personalitete të shquara të fushës”,- thuhet në letrën e dërguar. Për këtë arsye, kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, Valentina Leskaj çmon se vlerësimi i kandidaturave duhet bërë jo mbi kritere paragjykuese e përjashtuese me motiv politik e klientelist. Ndër kriteret që PD ka përfshirë për përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë janë edhe mospjesëmarrja e kandidatëve gjatë karrierës së tyre në procese politike, si dhe të mos jenë përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi. Ndërkohë, grupi Parlamentar i PS mbështet çdo përpjekje që synon një proces përzgjedhjeje, shqyrtimi e votimi të kandidaturave sa më transparent, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, në funksion të forcimit të pavarësisë dhe profesionalizmit në trupën gjyqësore përfshirë Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye, PS mbetet e hapur që të japin kontributin e tyre edhe në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, nëse kjo çmohet nga Presidenti i Republikës në funksion të ushtrimit të përgjegjësive të tij kushtetuese.

 

Kriteret e PS-së

. PS çmon se në procesin e përzgjedhjes, shqyrtimit dhe të votimit të kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, duhet t’u jepet përparësi kritereve që:

-i garantojnë gjyqësorit juristë me integritet moral;

-dëshmojnë nivel të lartë profesional, duke gjykuar mbi bazën e karrierës, vlerave dhe rezultateve pozitive të shfaqura prej tyre në ushtrimin e detyrës;

-nuk u janë provuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës;

-kanë dëshmuar transparencë në deklarimin e pasurisë;

-i provojnë vlerat profesionale edhe përmes rekomandimeve nga të paktën tre personalitete të shquara të fushës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML