Diel, 07 Shtator 2008 16:07:03

Lexoni versionin Print

PS, krijohet Bordi i Dialogut me Shoqërinë

Partia Socialiste e ka gjetur zgjidhjen për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për politikën, pa qenë domosdoshmërisht anëtarë partie. Në qytetin e Shkodrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama krijoi Bordin e Dialogut me Shoqërinë. “Duhet të hapet një hapësirë e re, për të gjithë ata qytetarë të interesuar në jetën e komunitetit dhe vendit të tyre.

N.Perndoj
Hene, 30 Qershor 2008 08:53:00

 

Nga Shkodra, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpall krijimin e bordit

 

SHKODËR- Partia Socialiste e ka gjetur zgjidhjen për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për politikën, pa qenë domosdoshmërisht anëtarë partie. Në qytetin e Shkodrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama krijoi Bordin e Dialogut me Shoqërinë. “Duhet të hapet një hapësirë e re, për të gjithë ata qytetarë të interesuar në jetën e komunitetit dhe vendit të tyre. Është një ide, e cila ka lindur nga shqetësimet që burojnë prej faktit se shumë njerëz të vlefshëm, që qytetet tona nuk e kanë luksin t’i lënë jashtë vëmendjes dhe pa shfrytëzuar në potencialet e tyre, për fat të keq nuk shërbejnë, sepse partitë politike kanë frikë prej tyre”, -tha dje Rama. Hapja e Partisë Socialiste drejt një grupi më të madh shoqëror, për të pasur edhe kontributin e tyre në vendimmarrje është konsideruar jo vetëm një risi, por edhe një mundësi për ndryshimin e cilësisë së politikës në vend. “Është koha që ne të kuptojmë se në rast se partive u lind ekskluziviteti politik i bërjes dhe i vendimmarrjes, e në rast se partitë nga ana tjetër këtë ekskluzivitet nuk e ndajnë me shumë aktorë dhe faktorë, atëherë rezultati është ky që shikojmë dhe nuk mund të jetë tjetër. Në rast se grupet qytetare të presionit ndërtohen dhe funksionojnë duke krijuar shembuj, siç është ky “Bord i Dialogut me Shoqërinë”, të jeni të bindur se cilësia e politik bërjes do të ndryshojë, cilësia e vendimmarrjes apo ekzekutimit të pushtetit do të ndryshojë”,- tha Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste sqaroi se ky bord duhet menduar si një urë mes partisë dhe shoqërisë, mes politikës dhe njerëzve, për të bërë të mundur që sa më shumë njerëz t’i afrohen politikës. “Jo për t’u bërë politikanë, por për t’i shpjeguar të gjithëve se duhet të mbajmë pozicione të caktuara, kur jeta jonë e përbashkët ka të bëjë me zgjedhje të caktuara”,- shtoi ai. Ndërkohë, turi i “Dialogut me Shqipërinë”, që është në fazën e tij përmbyllëse, do të dëgjojë mendimet dhe vlerësimet e shqiptarëve që ndodhen në emigracion. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me një grup deputetësh, do të marrin pjesë sot pasdite në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë të Greqisë. Në takim, do të preken nga afër problemet e emigrantëve, duke pasur parasysh se Partia Socialiste, në kuadër të programit të saj elektoral, do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë opinionit të atyre njerëzve që realisht po përpiqen me të gjitha mundësitë për të ndihmuar zhvillimin e vendit.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML