Hene, 08 Shtator 2008 12:50:52

Lexoni versionin Print

Gjykata e Lartë, rrëzohen dy kriteret e PD-së

Përfundimisht, Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të marrë për bazë dy prej kritereve të caktuara nga PD, lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo, sepse grupi i ekspertëve ligjorë që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i ka caktuar tashmë kriteret, pas shqyrtimit të propozimeve të ardhura nga grupet parlamentare.

Nevila Perndoj
Merkure, 02 Korrik 2008 08:19:00

 

Grupi i punës publikoi dje kriteret që duhet të ndiqen për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

TIRANË- Përfundimisht, Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të marrë për bazë dy prej kritereve të caktuara nga PD, lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo, sepse grupi i ekspertëve ligjorë që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i ka caktuar tashmë kriteret, pas shqyrtimit të propozimeve të ardhura nga grupet parlamentare. Në listën e gjatë të kritereve, që u bënë publike dje për kandidatët, nuk përfshihen dy “kushtet” kryesore të PD-së, konkretisht ajo e mos marrjes pjesë gjatë karrierës në procese politike, si dhe kushti tjetër, që kandidatët të mos kishin favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale. Ndërkohë janë pranuar të gjitha kërkesat e PS-së, që në thelb kishin pikërisht profesionalizimin dhe transparencën në deklarimin e pasurisë.

Kriteret

Në përfundim të shqyrtimit të procesit, grupi i ekspertëve i sugjeroi Presidentit që në vlerësimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të marrë në konsideratë edhe kriteret si vijon: arsimi i lartë Juridik, mënyra e kryerjes së tij, kualifikime shkencore;

vjetërsia në punë; masat disiplinore; integriteti moral; reputacioni i lartë në komunitetin e juristëve; të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë etj. Ndërkohë në funksion të transparencës së procesit dhe të emrave të paraqitur, grupi i punës ka ftuar të gjithë kandidatët që të depozitojnë pranë Zyrës Juridike të Presidentit, brenda fundit të ditës së enjte, deklarimin e pasurisë së tyre, burimin e saj, si dhe të detyrimeve financiare sipas përcaktimeve të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Ky deklarim duhet të shoqërohet me autorizimin e kandidatit për verifikim të të dhënave të paraqitura. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të informojë Presidentin për deklarimet e pasurisë së gjyqtarëve të cilët kanë paraqitur kërkesë për në Gjykatën e Lartë. Edhe mbledhja e djeshme u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të Misionit EURALIUS, të Ambasadës së SHBA-së dhe të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kriteret për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë:

Arsimi i lartë Juridik, mënyra e kryerjes së tij, kualifikime shkencore.

Vjetërsia në punë, duke pasur parasysh që ushtrimi i profesionit të ketë qenë sa më afër gjyqësorit.

Për periudhën ligjore të vjetërsisë, të shikohen masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave të dhëna.

Integriteti i lartë moral, reputacion i mirë në komunitetin e juristëve dhe mbështetje shoqërore e institucionale.

Gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit, të mos ketë pasur precedentë penalë, të ketë përmbushur detyrimet ligjore, të ketë qenë transparent dhe të ketë justifikuar pasurinë e tij.

Tregues të lartë cilësorë dhe intelektualë të punës së kandidatit (vendime gjyqësore, pretenca, parashtresa).

Tregues intelektualë të kandidatit jashtë ushtrimit të profesionit (botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike).

Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Të inkurajohet karriera gjyqësore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML