Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:10:26

Lexoni versionin Print

“Spiunët”, Topalli: Arkivat duhet të hapen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.

Fejzi Braushi
Enjte, 03 Korrik 2008 08:20:00

 

Presidenti Bamir Topi i konsideron demagogji angazhimet e politikës lidhur me dënimin e krimeve të komunizmit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë. Kreu i shtetit, Bamir Topi ka shfrytëzuar praninë në shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjembat e flakëve dhembin” mbi gjenocidin e ushtruar ndaj elitës së Kombit Shqiptar nën terrorin Komunist në vitet 1945-1951, për të përcjellë një mesazh të qartë, se politika shqiptare po luan me çështjen e të përndjekurve për përfitime politike. Me këtë, kreu i shtetit ka lënë të kuptohet qartë se edhe nisma e fundit e kryeparlamentares Jozefina Topalli për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, është në vazhdën e kësaj politike demagogjike.

Duke iu shmangur interesit të gazetarëve në lidhje me përcaktimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, kreu i shtetit i është referuar një pasazhi nga dokumentari i shfaqur dhe është shprehur se, “për një çast, të heshtim ne dhe të flasin ata. Në mënyrë simbolike, unë kam një grua këtu pranë, është nusja e dajës tim, që ka qenë pikërisht në ata të përndjekur që u pasqyruan këtu, por që është vetëm një nga të gjithë ata të persekutuar, të cilët realisht duhet të flasin shumë, por edhe ata që pikërisht flasin në emër të tyre dhe po i konsumojnë edhe kartën morale të fundit këtij problemi që pas gati njëzet vjet demokraci ka shumë demagogji dhe për fat të keq, nuk ka veprime konkrete”. Ndërkohë, ndryshe nga skepticizmi i kreut të shtetit për rehabilitimin e kategorisë së të përndjekurve politike, Kryetarja e Kuvendit ka qenë tepër optimiste se nisma për hapjen e dosjeve të Sigurimit, do të krijojë mundësinë për njohjen e shqiptarëve me të vërtetën dhe persekutimin që pushteti komunist ka kryer në kurriz të kësaj shtrese të përvuajtur. Sipas Topallit, miratimi i një ligji të tillë në Kuvend, do të ishte një shpagim moral për këta njerëz që kanë sakrifikuar jetët e tyre. Topalli ka theksuar se vetëm duke njohur të vërtetën, Shqipëria do të mund të ecë përpara dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe të vendeve me demokraci të zhvilluar.

“Gjyqet speciale që çuan në dënimin, pushkatimin e 6 mijë shqiptarëve, gjyqet speciale të prokurorëve dhe gjykatësve që çuan në helmin e tyre, në varjen e tyre, janë skenat më prekëse, më drithëruese dhe që kërkojnë që shoqëria shqiptare, edhe pse në vitet ‘95-‘96 kishte një ligj që ishte shumë i mirë dhe që u ndryshua dhe u hodh poshtë pas viteve ‘97, duhet t’i kthehet moralit dhe ligjit, duhet t’i kthehet së vërtetës”,- theksoi Topalli duke iu referuar domosdoshmërisë së miratimit të një ligjit të ri, sa më parë të jetë e mundur. Ndërkohë ajo ka nxjerrë në pah se, qëllimi i kësaj nisme është pikërisht ndalimi i persekutorëve që të marrin pjesë në jetën publike, duke mbajtur poste vendimmarrëse. “Ligji synon të pengojë që në Parlament, në Presidencë, në Gjykatën e Lartë dhe në nivele të tjera më të larta të shtetit shqiptar, të emërohen, të propozohen të tilla kandidatura që kanë marrë pjesë në gjyqe politike dhe kanë probleme me sigurimin e shtetit. Kjo kërkon që shoqëria shqiptare t’i drejtohet pajtimit dhe pajtimi bëhet vetëm duke dënuar këto krime. Pajtimi bëhet vetëm duke hapur të gjitha arkivat. Për shqiptarët nuk duhet të ketë më sekrete. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se çfarë ka ndodhur, dhe arkivat duhet të hapen”,- u shpreh Topalli.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML