Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:52:23

Lexoni versionin Print

Zgjedhjet, në fletën e votimit edhe fotot e krerëve të partive

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mundësia që një zgjedhës të gabojë për të votuar subjektin politik që nuk dëshiron, për shkak të afërsisë së shkronjave nistore, do të jetë shumë e vogël.

N.Perndoj
Enjte, 24 Korrik 2008 08:07:00

 

Anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë miratuar dje përmbajtjen e fletës së votimit dhe qendrat e votimit

TIRANË- Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mundësia që një zgjedhës të gabojë për të votuar subjektin politik që nuk dëshiron, për shkak të afërsisë së shkronjave nistore, do të jetë shumë e vogël. Kjo sepse në fletën e re të votimit, anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë vendosur që përbri emrit të partisë, të vendoset edhe foto e kryetarit të partisë politike. Edhe pse me sistemin e ri do të votohet për subjektin zgjedhor, në fletën e votimit do të jenë sërish kandidatët e pavarur. Edhe këta të fundit do të shoqërohen me një foto përbri emrit. Për me tepër së një orë, anëtarët e komisionit kanë diskutuar më dyer të mbyllura mbi përmbajtjen e fletës së votimit. Përpos disa batutave të shkëmbyera mes anëtarëve, komisioni për reformën zgjedhore ka kaluar pa shumë kontestime nenin që ishte hartuar pikërisht për këtë çështje.

Fleta e votimit

Për zgjedhjet për Kuvendin, zgjedhësi voton me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjithë zonat zgjedhore. Fletët e votimit për zgjedhjet do të përgatiten nga KQZ-ja. Ato duhet të jenë prej letre, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla, që të mos krijojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajë elemente sigurie, sipas përcaktimeve të KQZ-së. Anëtarët e komisionit kanë rënë dakord që në fletën e votimit të shënohen emrat e partive politike, koalicioneve apo kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. Këta do të vendosen sipas një rendi alfabetik të emrit të tyre. Përbri emrit, me propozim të republikanëve do të shënohet edhe fotoja e kryetarit të partisë politike, si dhe, foto e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit. Pra krahas siglës, shkronjave nistore, si asnjëherë tjetër në fletët e votimit që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme, do të shënohet edhe foto e kryetarit të partisë.

Koalicionet

Për çështjen më të debatueshme, atë të koalicionit, anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë vendosur që partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor të shënohen të renditura njëra pas tjetrës, në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Radha e renditjes së tyre do të përcaktohet sipas rendit alfabetik. Pra, për secilën nga partitë politike të koalicionit do të shënohet emërtimi i saj, së bashku me shkronjat nistore, si dhe foto e kryetarit të partisë politike. Çdo partie politike anëtare e koalicionit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi. Edhe pse e kanë prekur këtë çështje, anëtarët e komisionit nuk kanë hyrë në detaje të tjera, edhe pse “të vegjlit” gjatë zhvillimit të mbledhjes kanë kërkuar se si do të llogariten votat brenda koalicionit.

 

Qendra e votimit, jo më pak se 100 zgjedhës

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore ka përcaktuar dje edhe zonat e qendrës së votimit. Sipas materialit të miratuar dje, zona e qendrës së votimit duhet të jetë brenda një territori kompakt dhe të pashkëputur gjeografik dhe numri i zgjedhësve për çdo qendër votimi nuk duhet të jetë më i vogël se 100/200 dhe më i madh se 1000 zgjedhës, me përjashtim te rasteve të parashikuara në Kodin e ri. Ajo qendër që ka më pak se 100/200 zgjedhës vendos që t’i bashkohet zonës se qendrës së votimit me të afërt dhe më mundësi komunikimi rrugor. Qendrat e votimit, selitë e KZZ-së dhe vendi i numërimit të votave, për aq sa është e mundur duhet të krijohen në ndërtesa publike me hyrje të lirë. Ato nuk mund të krijohen në ndërtesa private pa autorizimin e veçantë të KQZ-së, si dhe në ndërtesa që përdoren nga administrata publike, me përjashtim të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësorë dhe në ndërtesa që përdoren ose janë në pronësi, pjesërisht apo tërësisht të një partie politike ose kandidati apo të afërmeve të tij.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Komisioni per reformen zgjedhore

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML